Misioni i përbashkët Rusi-BE në Mars
Europa dhe Rusia ndërrmorën misionin e përbashkët për të zbuluar gjurmë jete në planetin Mars. Qëllimi i tyre është për të hedhur dritë mbi praninë e Metanit, nëse ai vjen nga burime gjeologjike apo biologjike. Raketa që mbante satelitin, e quajtur “Exo Mars” Trace Gas Orbiter (TGO) u lëshua nga Kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, në orën 09:31 minuta. Asaj do t’i duhen të paktën 10 orë kohë për ta vendosur satelitetin në trajektoren e duhur, drejt planetit Mars dhe nje udhëtim prej 500 milionë kilometrash. Sinjalet e para priten rreth orës 23:28 minuta, për të vijuar më pas misionin 7 mujor në “planetin e kuq”. Nëse gjithcka shkon ashtu sic është parashikuar, Agjencia Europiane e Hapsirës dhe Roscosmos do të dërgojnë në planetin e kuq, një sondë, e cila do të gërrmojë në sipërfaqe, që parashikohet të ndodhë në vitin 2018.
Add new comment