Rama në Opinion: Pse nuk bëmë zgjedhje për kryetar? Ishim të rrezikuar si në '97-ën
Kryeministri Rama duke folur dje në “OPINION” shkoi edhe më tej në arsyet pse nuk u repsketua statuti i partisë për zgjedhjen e kryetarit, përveç fokusimit të reformat. Ai bëri një paralelizëm me vitin 1997, duke thënë se vendi ishte njëlloj i rrezikuar si në atë periudhë, ndaj dhe primare ishte dalja nga ajo situatë. “Qeveria jonë e mori situatën në shtator 2013 shumë më dramatike se ç’e dinim, sepse qeveria e shkuar kishte fshehur një mal borxhesh, dhe në fund të tetorit, Shqipëria rrezikonte të mos kishte para për të funksionuar. Askujt nuk i shkonte mendja në atë kohë që të bënim zgjedhje, sepse rreziku ishte i ngjashëm me atë ‘97-s. S’ mund t’u thoshim shqiptarëve, prisni që ne të bëjmë shfaqjen tonë një muaj nëpër Shqipëri, sepse Statuti na e thotë këtë"- deklaroi kryemministri.
Add new comment