Thatësira aktuale në Mesdheun Lindor, më e madhja në 900 vitet e fundit

Postuar në 02 Mars, 2016 00:40

Thatësira e Mesdheut Lindor që ka nisur në vitin 1998 është ndoshta më e madhja në 9 shekujt e fundit. Kështu thotë një stutim i fundit i agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, e cila ka rindërtuar historinë e thatësirave për të kuptuar më mirë klimën e këtij rajoni dhe zhvendosjen e ujërave në të. Vendet që përfshihen janë Qipro, Izrael, Jordani, Liban, Palestinë, Siri dhe Turqi, që hyjnë në një nga zonat më konfliktuale të globit. NASA është përpjekur të ndërtojë një model që do ta bënte më të lehtë identifikimin e viteve dhe periudhave më të thata. Thatësira e tanishme është 50% më e madhe sesa periudha më e thatë në 500 vite dhe 10-12% më e madhe sesa koha më e thatë në 900 vjet. Është vënë re edhe marrëdhënia e drejtpërdrejtë mes dy rajoneve mesdhetarë; kur Medheu Lindor është i thatë, ai perëndimor është i lagësht. 

 

http://phys.org/news/2016-03-nasa-drought-eastern-mediterranean-worst.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.