Mësuesit shqiptarë do të trajnohen për Holokaustin, do jetë pjesë e librave shkollorë
Richelle Bud Caplan, drejtore në Departamentin e Europës në Shkollën Ndërkombëtare për studimet e Holokaustit ka mbërritur në Tiranë për të ngritur grupin e parë të mësuesve që do të trajnohen në Izrael për mësimdhënien mbi Holokaustin. Kjo është pjesë e një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive dme mbështetjen e kryeministrit Rama. “Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, rreth dy muaj më parë ne patëm një vizitë të kryeministrit tuaj Zotit Rama, I cili nënshkroi një marrëveshje që do ta quaja historike në një mënyrë farë mënyre. Ne kishim shumë marrëveshje me ju, por kjo e fundit është krejt e ndryshme. Do të jetë një marrëveshje dypalëshe ku mësuesit shqiptarë do të vijnë të trajnohen në Yad Vashem për t’u dhënë mësimet mbi holokaustin fëmijëve shqiptarë. Unë jam këtu për ta kthyer këtë marrëveshje në aksion, të diskutoj me palën tuaj në ministri për të ngritur grupin e parë të mësuesve nga Shqipëria” - thotë Caplan në një intervistë për gazetën “Shqip”.
Sipas saj është e nevojshme që mësuesit të kenë njohuritë e plota për të folur mbi Holokaustin. “Të gjithë e njohin Hitlerin, ju e dini, edhe fëmijët shkollorë po t’I pyesësh gjithashtu, por ka disa pyetje që shkojnë përtej kësaj. Sepse atyre ended he sot kësaj dite që po flasim nuk u është thënë e vërteta e plotë. Mësuesit shpesh nuk japin përgjigjet e duhura, sepse nuk duan të traumatizojnë nxënësit e tyre”-shprehet drejtoresha e Departamentit të Europës në Shkollën Ndërkombëtare për studimet e Holokaustit. Sipas saj ka përpjekje në kërkimet shqiptare për studimet e holokaustit, por për ta implementuar atë në disiplinën e arsimit, kjo nismë mungon thuajse fare.
Add new comment