trajnim
Mësuesit shqiptarë do të trajnohen për Holokaustin, do jetë pjesë e librave shkollorë
Richelle Bud Caplan, drejtore në Departamentin e Europës në Shkollën Ndërkombëtare për studimet e Holokaustit ka mbërritur në Tiranë për të ngritur grupin e parë të mësuesve që do të trajnohen në Izrael për mësimdhënien mbi Holokaustin. Kjo është pjesë e një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive dme mbështetjen e kryeministrit Rama. “Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, rreth dy muaj më parë ne patëm një vizitë të kryeministrit tuaj Zotit Rama, I cili nënshkroi një marrëveshje që do ta quaja historike në një mënyrë farë mënyre.