Një hap drejt riunifikimit, Qipro: Turqishtja të përfshihet në gjuhët zyrtare të BE-së
Qipro kërkon që turqishtja të bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian, nisur nga fakti se greqishtja, që është një nga dy gjuhët e ishullit, njihet si e tillë në BE. Lajmi është bërë publik nga mediat qipriote dhe turkse që shkruajnë se presidenti Nicos Anastasiades ka dhënë udhëzime për ndjekjen e procedurave të aplikimit. Më tej akoma, ka qenë presidenti që ka informuar për qëllimet e vet liderin e turqve të Qipros, Mustafa Akinci, që sipas kësaj gazete i shërbejnë runifikimit të ishullit të ndarë nga konflikit i vitit 1974.
Nuk dihet si do të ecë procedura, por fakt është se përpjekjet e bëra nga Turqia në vitet e kaluara nuk ia kanë dalë të konkludojnë ndonjë gjë. Turqit e Qipros njihen si qytetarë të BE-së, ndonëse nuk jetojnë në administrimin e Qipros greke.
http://www.hurriyetdailynews.com/turkish-could-become-official-eu-langua...
Add new comment