“Hetim dhe dënim për ngjarjen e “Bombës në Ambasadën Sovjetike”

Postuar në 26 Shkurt, 2016 20:48

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka organizuar sot një takim në kujtim të ngjarjes së rëndë që në histori njihet si “Bomba në Ambasadën Sovjetike”. Ndodhur më 22 shkurt 1951, ajo çoi në pushkatim pa gjyq të 22 intelektualëve që u konsideruran si përgjegjës të saj dhe përfaqësues të një opozite. Koha provoi, qysh atëherë, se kjo ishte e pavërtetë dhe se në fakt pushkatimi i tyre bashkë me internimin dhe përndjekjen e familjeve është një ndër krimet më monstruoze të Diktaturës. Në fjalën e tij para përfaqësuesve të familjeve, të botës akademike, trupit dipomatik etj., Nishani deklaroi ndër të tjera se: “...Makabriteti që përkujtojmë sot vetvetiu të sjell ndërmend një çështje madhore: qasjen ndaj krimeve të së kaluarës diktatoriale. Qasjet janë nga më të ndryshmet. Ne e dimë se çfarë do bëjmë dhe e dimë se si do ta bëjmë. Natyrisht që nuk do merremi gjithë kohën me të kaluarën, se do ishte e tepërt dhe kontraproduktive. Nuk do merremi as gjithë kohën me të tashmen e të ardhmen, se nuk bën sens dhe do të ishte pa logjikë. Ajo që do bëjmë, mendoj unë dhe sa mundemi po e bëjmë, është së pari, të mos harrojmë. Të mos harrojmë se ciflat e asaj bombe inekzistente ende vrasin, ende gjakosin, ende ndotin...Të mos harrojmë por edhe të kuptojmë, se nuk ka të ardhme paqësore pa qartësuar dhe dënuar ligjërisht aktet kriminale të së kaluarës. Dhe kjo ngjarje, ky rast do të ishte në nderin e një shteti demokratik të përbënte aktin e parë dhe themeltar të një hetimi dhe dënimi dinjitoz”.

Nishani ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” familjet e 22 intelektualëve të pushkatuar në mesnatën e 26 shkurtit 1951, respektivisht familjarët e: Sabiha Kasimatit; Tefik Shehut; Jonuz Kacelit; Lluka Rashkoviçit; Thoma Katundit; Manush Peshkëpias; Hekuran Trokës; Myftar Jegenit; Anton Delhysës; Pandeli Novës; Pjerin Guraziut; Haki Kodrës; Gjon Temalit; Gafurr Jegenit; Zyhdi Herrit; Mehmet Ali Shkupit; Fadil Dizdarit; Ali Qorralliut; Niko Lezë; Petro Konomit; Qemal Kasoruhos dhe Reiz Selfos. 

 

http://president.al/?p=32033

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Rrogetari president, Bujar Nishani, po i fyen, po i vret perseri te shkretet, qe edhe mbas kaq vitesh, do t'i perdore si "mish per top" per interesa partiake te PD.
Turp t'i vije ketij palo burri, qe perdor te vdekurit, per te ngritur moralin e rrezuar te PD. Pse nuk i hetove dhe denove kriminelet, sipas teje, sa ishte PD ne pushtet, me presidenta te PD (Bamir Topi dhe ti o ishmustaqelli), me hetuesi e gjykata dhe kryeminister Sali Berishen ? Pse ?
E gjithe kjo gje, eshte nje farse politike, per te spostuar vemendjen nga problemet politike qe kane cuar nivelin e kuotimitef te PD, ne nivele te tilla te frikshme, sa edhe me optimisti, do te trembej, po te shqiptonte shifra aq negative, te preferencave te opinionit publik shqiptar.
Te zente haka e te vdekurve, o Nishan, qe ne vend t'u beshe ndonje memorial madheshtor, t'i vendosesh ne varrezat e deshmoreve duke i shpallur edhe deshmore, te kerkosh FALJE si shtet dhe si parti Demokratike qe per 14 vjet ne 23, keni qeverisur kete vend, e nuk keni bere minimumin qe duhej te benit.
Kesaje i thone ME KA CUAR NENA ME LA GOJEN. Turp te te vije o palo burre qe firmos borderone si president.
Turp. Turp.
Turp per mua qe kam president te vendit nje palo burre si ti.
Turp.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.