Projektet hidrike me ndikim shumë negativ në mjedis
Disa organizata jofitimprurëse në Europën Qendrore dhe Lindore kanë përpiluar një raport në të cilin vlerësohet se investimet në projekte hidrik që pritet të realizohen në Shqipëri, kanë pasoja shkëtarrimtare mbi mjedisin. Organizatat ngrenë gishtin e akuzës ndaj bankave që financojnë projekte të tilla, ku përmendet sidomos HEC i Langaricës në Përmet. “Në prill të 2015-s, PE i kërkoi Shqipërisë të anullojë ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura. Ndonëse nuk përmendte emra, rezoluta i refereohej kryesisht Langaricës dhe 40 HEC-eve të tjera në lumin e Vjosës. Ironikisht ky projekt financohet nga IFC-ja e Bankës Botërore dhe vetë institucionet publike të BE-së”, thotë raporti i hartuar nga rrjeti “Benkuotc“, raporton “Top-Channel”. Në dokument përshkruhet edhe ecuria e licencimit për HEC-in që edhe njëherë konfirmon se në duart e kujt ka rënë pasuria e këtij vendi. “Fillimisht koncesioni iu dha “Hasi Energji”, një kompani e panjohur që merrej me tregtim ushqimesh. Por katër muaj më vonë qeveria e shpalli zonën park kombëtar. Në vitin 2011, “Hasi” ja shiti konçesionin një kompanie austriake me emrin “Enso Energy”. Shpallja park kombëtar nënkuptonte se kompania duhet të riaplikonte për lejen mjedisore. Ndonëse fillimisht leja u mohua, vetëm tre muaj më vonë qeveria e miratoi atë. Që atëherë, ky projekt ka marrë 6 milionë euro financime nga IFC, 5 milionë euro kredi nga Banka Austriake e Zhvillimit dhe 9.1 milionë euro kredi e grante nga Fondi për Rritjen e Gjelbër, që zotërohet nga BERZH, Banka Europiane e Investimeve, KFË, etj”, nënvizon raporti. Problematik paraqitet edhe HEC-i i Tërnovës, ndërkohë që janë parashikuar edhe 94 projekte në zona të mbrojtura.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320389#kryesoret
Add new comment