Si hyri në Parlament?

Postuar në 24 Shkurt, 2016 19:48

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein u informua nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbi reformën e sistemit të sigurisë në vend dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të cilat do të mbahen shënim për t’u përfshirë në draft-rezolutë, siç u shpreh socialdemokrati gjerman. 



Pas takimit, i pyetur nga TCH për kërkesën e opozitës lidhur me miratimin e akteve dhe zbatimin  e ligjit të ashtuquajtur “për dekriminalizimin”, Fleckenstein tregoi se kishte pyetur ministrin për rastin e deputetit “Prenga” dhe se shpresonte që të mos kishte bojkot të opozitës në Kuvend. 

“I kërkova ministrit se si është çështja e zotit Prenga, sepse kjo është një nga lajmet që kam marrë nga Tirana. Ne ramë dakord se është e rëndësishme që të miratohen aktet për ligjin e dekriminalizimit, për të evituar raste të tilla, sepse këtu ka me të vërtetë një shqetësim për faktin se ky burrë tashmë po hyn në Parlament”, deklaroi Fleckenstein. 

“Zgjidhja në këtë rast nuk është një mision politik me emra të veçantë, por është miratimi i akteve nënligjore. Prandaj është opozita e ftuar në tryezën parlamentare për të zgjidhur dhe miratuar sa më shpejt aktet nënligjore që do të bënin efektiv zbatimin e ligjit. Unë besoj kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem dhe duke iu referuar rastit konkret, grupi parlamentar i PS, qeveria dhe maxhoranca kanë ndërmarrë aktet e duhura politike për të dënuar siç duhet aktin dhe për të bërë ç’është e mundur që ky shembull të kthehet jo në një bojkot politik. Pra, unë e shoh kërcënimin për bojkot, kur duhet të ishte e kundërta”, tha nga ana e tij Tahiri. 

“Nuk uroj që opozita të bojkotojë Parlamentin, por shpresoj se ata do të bëjnë gjithçka për të votuar aktet nënligjore sa më shpejtë, për të evituar zhvillime të tilla të pakëndshme”, tha më tej Fleckenstein.

"Marrë nga "Top-Channel"/http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320292#k1

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.