Të varfër dhe të shtrenjtë
Shqipëria është në listën e 50 vendeve botërore më të lira për të jetuar. Por, e krahasuar me vendet fqinje ballkanike, Shqipëria duket më e shtrenjtë, e renditur e 28-ta në këtë listë..
GoBankingRates ka kryer këtë renditje, shkruan gazeta prestigjioze Time.com, duke marrë në konsideratë 4 tregues të përballueshmërisë: fuqia blerëse, indeksi i qirasë, indeksi i çmimit të ushqimeve dhe i shërbimeve e të mirave, krahasuar me standardin e NeëYork.
Sa i përket vendit tonë, fuqia blerëse është 58.8 % më e ulët, qiraja 90.8 % më e lirë, ushqimet 72 % më të lira dhe shërbimet e të mirat 64.4 % më të lira. Shqipëria përshkruhet si një shtet i cili ndodhet në veri të Greqisë, sipas Time.com, me popullsi rreth 3 milion dhe e lokalizuar në Mesdhe. Industritë më të mëdha të saj janë ajo ushqimore, cigare, tekstile dhe veshje. Totali i çmimeve sipas artikullit shkon rreth 630 dollarë.
Por, një tjetër garë rajonale e humbur. Maqedonia shfaqet më e lira në rajon, e renditur e 10-ta më e lira në botë dhe e para në Ballkan, ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina e 11-ta, Serbia e 18-ta, Mali i Zi i 26-ti. Në tërësi të listës, vendi më i lirë për t’u jetuar është Afrika e Jugut, ndjekur nga India raporton Monitor.
Add new comment