Bashkia e Tiranës: 6 mijë pemë të mbjella në 6 muaj
I ftuar në emisionin "Dritare" me Rudina Xhungën në "Vizion Plus", Jon Baboçi, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, deklaroi se në 6 muaj janë mbjellë 6 mijë pemë të reja në territorin e bashkisë së zgjeruar të Tiranës. "Nga këto", tha ai, "2200 janë mbjellë vetëm në parkun e Liqenit të Tiranës dhe shumica e pemëve të reja janë mbjellë për të zëvendësuar pemët e thara dhe për të shtuar dendësinë e pemëve në hapësirat e gjelbëra ekzistuese". "Në 3 vitet e ardhshme", tha Baboçi, "do të vazhdojë mbjellja e pemëve të reja pak a shumë me ritme të ngjashme".
e.z
Add new comment