pemet
200 milionë euro për të mos prerë pemët
Një fond prej 200 milionë eurosh do t’i jepet Rumanisë për të shpëtuar nga prerja pyjet e saj. Skema e miratuar nga Komisioni Europian parashikon që përfituesit e këtij fondi të jenë fermerët rumunë, të cilët në këmbim të pagesës, nuk do t’i presin drurët e pyjeve të vendit.
“Skema synon të mbrojë biodiversitetin, të përmirësojë ekosistemin dhe të ruajë habitatet dhe peizazhet”, thuhet në një njoftim për shtyp të KE.
Studimi i ri: 30% e specieve të pemëve rrezikojnë të zhduken
Rreth një e treta e specieve të pemëve në të gjithë botën janë në rrezik zhdukjeje. Ky është konkluzioni i një studimi pesëvjeçar mbi 60 000 specie drurësh në botë. Raporti zbulon se 30 për qind e tyre (17 500 lloje), aktualisht janë në rrezik zhdukjeje.
Studimi i kryer nga Botanic Gardens Conservation International thekson se ky numër është sa dyfishi i gjitarëve, zogjve, amfibëve dhe zvarranikëve të marrë së bashku, që janë në rrezik zhdukjeje.
Pemët e TAP dhe modeli Veliaj i lopatës para kamerave
Gazsjellësi Transadriatik njofton përmes faqes së vet online vendimin për nisjen e pyllëzimit masiv në Greqi në zonën ku ka kaluar gjurma e tij dhe ku për këtë shkak është bërë shpyllëzim. Sipas njoftimit, TAP merr përsipër të mbjellë dhe ripyllëzojë me 400 000 pemë dhe shkurre zonën që transformoi.
A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?
Që prej muajit shtator të vitit të kaluar Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë intensive për gjelbërimin e kryeqytetit. Objektivi ishte mbjellja e 100 mijë pemëve deri sot më 21 Mars, datë që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Përmes profilit të tij në “Facebook”, Veliaj falenderoi sot çdokënd që kontribuoi në këtë nismë përmes albumit fotografik “100 mijë” dhe shpërndau sloganin e ri “TreeRana”.
Bashkia(e Tiranës) urdhëron mbjellje pemësh në pronë private
Punëtorë të Bashkisë së Tiranës kanë tentuar sot të mbjellin pemë në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, por pa “ditur” ndoshta që po e bënin këtë punë në pronë private. Qytetarë të ndryshëm kanë kundërshtuar procesin duke nxjerrë dokumente(si tregohet në një video që qarkullon në rrjetet sociale) që sipas tyre janë certfikata pronësie. është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake për një proces që duket se e vendos Bashkinë në kushtet ose të shkeljes së ligjit, ose të mosnjohjes së territorit.
Bashkia e Tiranës: 6 mijë pemë të mbjella në 6 muaj
I ftuar në emisionin "Dritare" me Rudina Xhungën në "Vizion Plus", Jon Baboçi, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, deklaroi se në 6 muaj janë mbjellë 6 mijë pemë të reja në territorin e bashkisë së zgjeruar të Tiranës. "Nga këto", tha ai, "2200 janë mbjellë vetëm në parkun e Liqenit të Tiranës dhe shumica e pemëve të reja janë mbjellë për të zëvendësuar pemët e thara dhe për të shtuar dendësinë e pemëve në hapësirat e gjelbëra ekzistuese".