Gazeta “Shqip” del nga tregu i printit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 18:17

Vetëm 10 vite në treg dhe gazeta “Shqip” është mbyllur. Ajo do të jetë edhe vetëm për dy muaj në treg në versionin print dhe mandej do të vijojë vetëm me versionin online(http://www.syri.net/2016/02/22/mbyllet-gazeta-shqip-1/). Gazeta u themelua vitin 2006 dhe numri i parë i saj doli më 13 mars. Ruajti një profil prej gazete të paangazhuar shumë politikisht, por ku vihej re mirë afiniteti me PS-në. Ka patur edhe më herët diskutime për mbylljen e saj, madje sipas informacioneve, ish-themeluesi i saj, Dritan Hoxha(Top Media), kishte vendosur me kohë këtë gjë. Por vdekja e tij duket se i la gjërat pezull dhe gazeta, njësoj si shumë të tjera, e shtyu edhe ca vite në treg, gjithsesi pa e rritur dot ndikimin. Vendimi vjen në kuadrin e përgjithshëm të rënies së ndikimit të shtypit në versionin print, që ka aktualisht kosto të pajustifikuara. Po kështu ka të dhëna se edhe gazeta “Koha Jonë” do të mbyllet përfundimisht pasi të mbushë 25 vjetorin, që është më 11 maj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.