Umberto Eco ndahet nga jeta

Postuar në 20 Shkurt, 2016 06:38

Umberto Eco, shkrimtar, kritik, filozof siç e cilëson “Reppubblica” dhe një nga intelektualët më aktivë të kohës, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ai lindi më 5 janar 1932 në Alessandria, në Italinë e Veriut dhe mori një edukim në shkollat saleziane. Përfundoi studimet universitare në vitet ’50 në universitetin e Torinos . Eco njihej për erudicion, për njohjen dhe interesin ndaj filozofisë dhe historisë së Europës mesjetare. Ai njohu sukses edhe si shkrimtar, sidomos me librin “Emri i Trëndafilit” që ka një narrativë dhe kompozim që materializon këtë njohje të tij. I njohur edhe për publicistikën e tij qasjen tepër kritike ndaj zhvillimeve të sotme, të marrëdhënieve të njeriut me teknologjinë, konsumizmin dhe specializimin e dijes, ai edhe në disa shkrime të fundit iu përmbajt idesë së “arsimit klasik”. Liceut siç përmendte së fundmi, duke vënë theksin te nevoja e kultivimit të njohjes së klasikes, artit, historisë, gjuhës. I përfshirë edhe në diskutimin për komunikimin, median, rolin e saj, ndryshimin që po pëson me kalimin “epokal” nga printer në online, Eco ishte pikë referimi e përhershme dhe ndërkombëtare për trajtimin e disa prej çështjeve më të rëndësishme të kohës sonë. 

 

http://www.theguardian.com/books/2016/feb/20/italian-author-umberto-eco-...

Comments

Submitted by Nina (not verified) on

Umberto Eco ishte AKADEMIKU dhe ERUDITI "par excellence", nuk e ekzagjeroj nëse them i fundit. Ishte dhe mbetet babai i semiologjise, studiuesi, filozofi, publicisti, shkrimtari e perkthyesi.Dijetari e profesori modern. E veshtire ta perkufizosh me nje fjale te vetme. Themeluesi i shtepise botuese "La Nave del Teseo".
Nje humbje e parekuperueshme per qyteterimin, sidomos ne kohra te tilla qe po jetojme, "keta lloj njerezish i nevojiten me shume Tokës sesa Qiellit", siç u shpreh Roberto Benigni ne ceremonine laike te funeralit.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Erudit, akademik, dijetar etj. etj. i jashtezakonshem, i fundit a i parafundit kete nuk e dime. Mbase edhe ajo qe thote Benigni tingellon elegante, por nuk ka asnje rendesi praktike. Mund te me quani edhe injorant, i pashkolle, i paedukuar, etj. etj. por nuk me duket se pasi vdiq ky njeri, jeta ne kete planet u be me e mire, a me e keqe. Jo per gje, po kane ardhur, e kane ikur shume si puna e ketij, llafolloge (aspak ne ndonje kuptim te keq) e filozofe e nuk eshte se kane ndryshuar gje. Jane kultivuar nje dore njerezish qe u pelqen ta quajne vehten "elite intelektuale" (whatever this means), fusin ndonje llulle ne goje, lene te rritet ndonje mjekerushke me pak mustaqe dhe VOILA', intelektuali i rradhes eshte gati, sidomos pasi shkruajne edhe ndonje liber, qe sa me pak njerez ta kuptojne, aq me i larte duhet te jete niveli intelektual etj. etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.