Çarja e Menominee në Michigan ende pa një përgjigje nga shkencëtarët

Postuar në 14 Shkurt, 2016 23:53

Një çarje në tokë në Menominee në Michigan-SHBA, krijuar në vitin 2010, ka hapur shumë diskutime. Çarja është tipike për ato zona që kanë patur akullim dhe kanë pësuar shkrirje të akullit. Por për zonën e Menominee kjo nuk është tipike. Krijimi i saj u shoqërua me lëkundje të ngjashme me ato të një tërmeti me magnitudë 1, që është tërmeti i parë i regjistruar në këtë zonë të Michigan-it.  Çarja është 110 m e gjatë dhe në disa vende shkon në 1.7 m thellësi. Studiuesit po marrin në konsideratë edhe hipotezën se çarja është krijuar nga shkulja e një pishe të madhe. Koha e lëkundjes me rënien e pemës përkon plotësisht, por shkencëtarët në një raport të publikuar së fundmi vlerësojnë se kjo është një ngjarje unike, për aq sa informacion ka deri më tani. 

http://www.csmonitor.com/Science/2016/0211/Michigan-s-bizarre-Menominee-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.