“Kam një vit pa dhënë leje ndërtimi. Do jem i pakursyer për lejet për mjedise sportive”

Postuar në 14 Shkurt, 2016 13:00

Bashkia e Tiranës do të mbështesë krijimin e ambiente sportive në institucione të arsimit publik dhe privat. Për të promovuar nismën e tij të re, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka zgjedhur një universitet privat, “Marin Barleti”. “Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ne jemi sot një nga qytetet më obeze në Europë. Në fakt, 20% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, janë zyrtarisht obezë. Tirana është qyteti i tretë në Europë kur vjen puna te shëndeti dhe obeziteti i fëmijëve. Kjo nuk është një lloj kupe që ne dëshirojmë”, tha Veliaj. Ai ka dhënë një përgjigje edhe për akuzën e bërë së fundmi për ndërtime te Parku i Tiranës, duke shprehur ndër të tjera edhe “krenarinë” apo merakun se në një vit kryetari nuk ka dhënë një leje të vetme ndërtimi. “Po mbush vitin si kryetar bashkie dhe nuk kam dhënë asnjë leje ndërtimi. Ama kur vjen puna për të dhënë leje për struktura të tilla që ofrojnë një hapësirë jo vetëm për universitetin, por edhe për shkollën, atëherë sigurisht që do të jemi të pakursyer në leje dhe në trajtimin e hapësirave të tilla. Ky është fillimi i një kapitulli të ri se si universitetet tona e kanë sportin jo si garniturë, por në fakt gjënë kryesore me të cilën ato ushqehen”, tha Veliaj.

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/02/13/veliaj-komplekse-sportive-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.