I qartë për interesat amerikane; Aleatë për terrorizmin, reformat në dorën e shqiptarëve
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka dhënë një mesazh të qartë ditën e sotme, në konferencën për mediat me kryeministrin Rama. Ai vlerësoi mjaft rolin e Shqipërisë në partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në konfliktet në Lindjen e Mesme, si edhe në luftën ndaj terrorizmit. Kerry e vuri theksin në reformën në Drejtësi dhe tha se ky proces duhet të përfundojë, duke shtuar edhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve për këtë proces.
Një pjesë e fjalës së sekretarit amerikan të Shtetit;
“Mirëmëngjes të gjithëve dhe faleminderit shumë z. Kryeministër. Është kënaqësi e veçantë që jam sot këtu. Unë ju kam takuar edhe më parë dhe vlerësoj krijimtarinë tuaj.
Jam shumë mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë që më bëtë. Presidenti Obama, unë dhe populli amerikan u jemi mirënjohjes për udhëheqjen që ju ofroni dhe ekipin juaj.
Ne duam që ju të rrokni një set vlerash që na përcaktojnë të gjithëve ne. Kjo është rrënja e një miqësie të madhe.
Ndodhem këtu se ne jemi miq. Jemi aleatë dhe kemi interesa të mëdha të përbashkëta. Kemi për të përshkruar ende rrugë të përbashkëta.
Siç e përmendi kryeministri, ne kremtojnë 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona. Edhe ambasadori Lu më ka shprehur se marrëdhëniet tona janë mjaft të shëndetshme dhe të ngrohta”, tha Kerry. “Sapo jam kthyer nga Munihu ku fokusi ka qenë lufta në Siri kundër DAESH. Për këtë ka patur shumë diskutim për ndikimin që ajo sjell. Kjo do të kërkojë një koalicion të gjerë për shpartallimin e DAESH-it. Unë jam mirënjohës që Shqipëria është anëtare themeluese e koalicionit kundër ISIS-it. Ajo po qëndron bashkë me ne në luftën afatgjatë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Shqipëria nuk është thjesht një mike, Shqipëria është një vend aleat dhe vend anëtar i NATO-s. U jemi mirënjohës për anëtarësimin tuaj.
Gjatë takimit të sotëm ne patëm mundësi të shihnim progresin e Shqipërisë, e cila ka ende punë në të bërë që të integrohet në BE.
Prova është absolutisht e qartë, Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur. Jam shumë shumë i inkurajuar sikurse të tjerët që reformat tuaja po japin rezultat. Më ka bërë shumë përshtypje ligji për dekriminalizimin, është një hap shumë domethënës.Jam i inkurajuar nga paketa reformës në drejtësi. Dhe dëshiroj që të theksoj që kjo është diçka që udhëheqja juaj ka ndërmarrë dhe po punon fort për luftën ndaj korrupsionit dhe për një qeverisje më të mirë.
Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptarit. Unë jam këtu për t’iu thënë se ne jemi me ju. Por në fund, vetëm shqiptarët mund të votojnë ligjet e duhura.
Këtë e di nga përvoja ime. E di që është e vështirë që të kapësh ata që janë bërë të pasur me aktivitete korruptive.
Populli i këtij vendi e di shumë mirë dhe do që të jetojë në një vend ku sundon në ligji dhe ku gjykatësit dhe prokurorët u nënshtrohen të njëjtat rregullave.
Shqipëria ka bërë shumë përparime çerekshekullin e shkuar, siç mund ta dëshmojë edhe amerikanët nuk është e lehtë”, vijoi ai më tej.
Add new comment