Zgjidhje e konfliktit në Siri ose një luftë e tretë botërore
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka surpizuar me deklaratat e tij se “bota është në prag të një lufte të re botërore”. Në një intervistë për revistën gjermane Handlesblatt Medvedev tha se ofensiva e huaj në Siri paraqet rrezikun për fillimin e luftës botërore.
“Ofensivat tokësore bëjnë që një luftë të bëhet e përhershme. Të gjitha palët duhet të jenë të detyruara të ulen në tavolinën e negociatave më mirë se sa të fillohet një lufte e re botërore. Amerikanët dhe partnerët tanë arabë duhet të reflektojnë shumë mirë. A duan ata një luftë të përhershme, a mendojnë ata se mund ta fitojnë me shpejtësi një luftë të tillë? Diçka e kësaj natyre është e pamundur, veçanërisht në botën arabe, ku të gjithë luftojnë kundër të gjithëve”-deklaroi Medvedev.
http://www.protothema.gr/world/article/552583/medvedef-lusi-sto-suriako-...
Add new comment