Berisha: Kam refuzuar të jem mjek personal i Enver Hoxhës
Seanca e sotme plenare e kuvendit u shoqërua me një replikë ta gjatë mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha. Debati kaloi edhe në plan personal dhe preku lidhjet e dy familjeve me regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Berisha tha se kishte re fuzuar të ishte mjek personal i Enver Hoxhës sepse kishte patur pasion punën në spital, ndërsa kryeministri Rama i kujtoi se të gjithë shqiptarët e dinë pasionin e tij për të qenë pranë udhëheqësve të bllokut dhe mënyrën sesi ai hyri në lëvizjen e dhjetorit dhe Partinë Demokratike. Raporti që të dyja palët kanë patur me të shkuarën komuniste përveç retorikës personale nuk i ndan nga përgjegjësia për trajtimin e njëjtë që si Berisha ashtu dhe Rama i kanë bërë dhe i bëjnë të shkuarës.
Add new comment