Iliri nuk bën dot pa PD-në

Postuar në 11 Shkurt, 2016 12:50

I pyetur nga mediat lidhur me qëndrimet e dyzuara të shfaqura nga deputetët e LSI-së gjatë daljeve publike, Meta tha se qëndrimin zyrtar të LSI-së e mban ai vetë ose kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, duke lënë të nënkuptohet se kundërshtitë e Ylli Manjanit për draftin janë personale. Gjithsesi për punën e ngritjen e Byrosë së Hetimit Meta nuk suprizoi duke thënë se LSI nuk e voton draftin pa konsensusin e PD-së.
“Ministrja e Shtetit, e ka bërë të qartë se ky është drafti i dakortësuar, gjithka ka qënë e dakortuar, askush s’është i ndaluar të ndryshojë mendim, por e rëndësishme është që të gjithë të dakortësohemi përfundimisht që kjo agjenci të krijohet sa më shpejt…
Ne pa opozitën mund ta kishim bërë në çdo kohë, por kemi të vështirë të punojmë pa opozitën, për të mos thënë e kemi të pamundur, shpresoj që opozita të sqarojë edhe një herë pozicionin e saj”,- tha Meta.

Comments

Submitted by Dyqani mish peshk (not verified) on

Ky muhabet, me kujton dyqanet e mish-peshkut te kohes se diktatures, qe brenda nuk kishte, as mish e as peshk, por vetem nje kasap, qe luante gjithe diten domino.
Keshtu edhe Likja, hem me dhemb e hem me djeg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.