Rivarrimi në Tiranë i Ibrahim Kodrës, Kumbaro plotëson kërkesën e Behgjet Pacollit
Pas protestës së banorëve të Ishmit kundër zhvendosjes së eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, Ministria e Kulturës ka sqaruar se vendimi për rivarrimin në kryeqytet të piktorit të madh shqiptar erdhi pas kërkesës së Behgjet Pacollit dhe Fatos Faslliut, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës. Ministria thotë se me vendosjen e trupit të piktorit më memorialin e Kodrave të Liqenit, krahas Faik Konicës dhe vëllezërve Frashëri plotësohet një amanet i fundit i tij që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Ky vullnet i artistit Kodra, sipas Ministrisë së Kulturës nuk u plotësua si pasojë e një moskoordinimi në vitin 2006 dhe eshtrat e tij sot prehen në Ishëm të Durrësit. Ministria sqaron se Memoriali i vendosur në varrezen aktuale të Maestro Kodres do të qendrojë në Ishëm dhe do të plotesohet me nje pllake perkujtimore. Ibrahim Kodra i lindur në 1918 dhe i ikur në Itali në moshën 20 vjeçare nuk u martua kurrë dhe nuk la pas ndonjë trashëgimtar. Pasuria e krijimtarisë së tij është jo e vogël dhe e shpërndarë në shumë duar koleksionistësh. Sa ishte gjallë Kodra nuk donte të diskutohej dhe të pranonte idenë e një fondacioni që do të administronte dhe ruante veprën e tij, vlera e të cilës është disafishuar në 20 vitet e fundit
Add new comment