“Gazetaria në duart e duhura mund ta bëjë botën më të mirë”

Postuar në 05 Shkurt, 2016 17:52

Fotoreporteri  Yannis Behrakis, që ka punuar për “Reuters” dhe “The Guardian”, e që sivjet ka marrë çmimin e fotoreporterit të vitit në gazetën britanike, jep një intervistë të shkurtër për “Greek Neës Agenda”, ku shpjegon disa aspekte të profesionit të tij.

Jeni fotoreporter prej 25 vjetësh. Si e nisët?

Në thelb çdo gjë nisi nga ëndrra ime për të kuptuar njerëzimin dhe për të zbuluar vende e kultura të huaja. Punova për rreth një vit si fotograf komercial dhe ndërtova një karrierë të mirë. Pastaj një ditë shkova të shoh filmin “Në shënjestër”(Under fire) me Gene Hackman dhe Nick Nolte, një film i bazuar mbi ngjarjet e vërteta të një gazetari dhe fotografi që mbulonte ngjarjet në Nikaragua në vitet ’80. Fotografi kishte fotografi të ushtarëve që ekzekutonin kolegun e tij.  Pasi rrezikoi jetën disa herë, fotografi ia doli të çojë fotot në SHBA dhe ato u transmetuan në një televizion kombëtar. Kjo ndryshoi plitikën e Jashtme të SHBA-vë ndaj Nikaraguas dhe brenda një muaji diktatori Somoza u rrëzua dhe drejtësia triumfoi. Kur dola jashtë kinemasë atë mbrëmje të vitit 1984, e dija se çfarë doja të bëja në jetë. Besova me të vërtetë se fotogazetari dhe gazetaria në duart e duhura mund ta bëjë botën një vend më të mirë.

A ka ndonjë fotografi të vetme, apo ditë nga puna juaj që dallohet? Si e ka ndryshuar perpektivën tuaj?

Shumë momente, ditë dhe fotografi. Dhe shpresoj se edhe shumë të tjera do të ketë.

Keni qenë në frontin e zonave të luftës nëpër botë dhe keni dëshmuar krime, geoncide, vdekje dhe dëshpërim. Keni menduar që të mos fotografoni një moment mizorie? Pse?

Misioni im është të dëshmoj dhe ndaj të gjitha momentet e humanes dhe çnjerëzores.

Keni dëshmuar dramën e refugjatëve në shumë vende të botës. Tani kjo histori po zhvillohet në vendin tuaj dhe ju u vlerësuat me çmimin e Fotografit të Vitit të “The Guardian” për fotot tuaja. A ishte sfiduese mbulimi i kësaj historie? Cili është mendimi juaj për iniciativa të tilla si nominimi për Nobelin e Paqes për banorët e ishujve grekë?

Impakti emocional ishte shkatërrimtar. Kam vuajtur nga ankthi dhe pagjumësia. Me raste jam ndjerë fajtor që nuk kam qenë i aftë të bëj më shumë për të ndihmuar njerëzit. Kam qenë dëshmitar i eksodit të refugjatëve në shumë vende të botës përgjatë 25 viteve të kaluara dhe e di mirë sa e vështirë është për shumicën e atyre që janë të detyruar të ikin nga lufta, varfëria dhe persekutimi.  Përvoja ime me krizën e fundit të refugjatëve këtë vit, ishte në fund shumë shpërblyese. Zbulova edhe njëherë se humanizmi është gjallë. Qindra grekë dhe vullnetarë të huaj u grumbulluan në Greqi për të dhënë ndihmën e tyre. Miliona njerëz nga e gjithë bota ndihmuan, në një mënyrë apo në një tjetër. Shumë prej tyre që ndihmuan refugjatët e bënë të njohur se fotografitë e mia dhe të kolegëve të mij i shtynë që të përfshiheshin me ndihma. Euroa ndodhet në mesin e krizës migratore më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas OKB-së dhe numri i njerëzve të zhvendosur me forcë në të gjithë botën, kaloi 60 milionë vitin e kaluar. Besoj se lëvizja masive e njerëzve është një lajm shumë i rëndësishëm për çdokënd anembanë botës, nga njerëzit e thjeshtë në Azi te korporatat e mëdha në Europë. Një lëvizje e kësaj magnitude po evoluon panoramën kulturore dhe humane të botës sonë.

Si i përgjigjeni kriticizmit që adresohet ndonjëherë për fotoreporterët se në vend që të ndihmojnë njerëzit në nevojë, ata përqendrohen te misioni i tyre fotgrafues? Ka një kod etike në fotogazetarinë? Ku është kufiri sipas jush?

Nëse e ndjej se duhet të përfshihem praktiskisht në ndihmën ndaj njerëzve, e bëj këtë pa hezituar fare. Unë besoj se kjo vlen për shumicën e kolegëve të mi. Nëse p.sh një reap shfaqet në breg dhe vullnetarët dhe rojet janë aty për të ndihmuar, rrethanat janë normale dhe njerëzit nuk janë në ndonjë rrezik imediat, unë thjesht fotografoj. Di që këto fotografi kanë frymëzuar shumë njerëz të vijnë në ndihmë, ky është misioni im. Puna ime bazohet në vlerat e mia personale si njeri dhe në vlerat më të larta gazetareske.

Mendoni se po lundroni në “ujëra të paeksploruara”? A keni menduar ndonjëherë që t’i largoheni misionit tuaj?

Dashuroj të lundroj në “ujëra të paeksploruara”. Fatkeqësisht do më duhet të ndaloj një ditë, por shpresoj që të frymëzoj të tjerë që të vazhdojnë. 

http://www.greeknewsagenda.gr/index.php/features-interviews/interviews/5...“the-man-behind-the-image”

Përkthimi nga: "ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.