Emblemë argjendi në emër të Kadaresë
Mund të gdhendet marrëdhënia Gjirokastër- Kadare, që shpesh perceptohet e largët dhe e ftohtë, por që në brendi përcjell të kundërtën? 80- vjetori i lindjes së shkrimtarit e realizoi këtë, në një logo unike, të gdhendur në argjend. Logoja e realizuar nga Bashkia Gjirokastër për personalitetet e larta, familjen Kadare dhe miqtë e tij, tregon një libër të hapur, a thua se vërtet Gjirokastra është pjellë e imagjinatës dhe krijimit, sikurse Kadare e përshkruan në “Kronikë në gur” dhe mbiemri Kadare i shkruar nga vetë shkrimtari në autografe.
Një dhuratë speciale, e ideuar me pasion të veçantë nga mjeshtri i madh gjirokastrit Stavri Çati, punuar me mjeshtëri dhe dashuri nga argjendari Nikolin Dedi, të cilën Ismail Kadare do ta marrë gjatë vizitës së premtuar në pranverën e këtij viti. Njëherazi një suvenir që do t’i shtohet tregut artizano- turistik të Gjirokastrës.
PS: Ky material informativ mbërriti në adresën tonë në “Facebook”. E falenderojmë z. B.K që na e dërgoi.
Add new comment