Garancia që e ka emrin Ilir Meta
Para pak ditësh kryeministri Rama deklaroi se nuk do të tradhëtojë as 21 Janarin dhe as reformën në drejtësi. Deklarata që kërkojnë të përcjellin bindjen se është kryetari aktual i Partisë Socialiste që ka në dorë mashën e reformave për të cilat vendi ka nevojë. Edi Rama përpiqet të injorojë çdo kritikë që i vjen nga brenda partisë, çka reflektohet edhe në kundërpërgjigjen ndaj akuzave të Blushit në Top Story. “Ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut. Që na thonë se ku po gabojnë ata që kanë marrë në dorë fatet e vendit, ndërkohë që ne që kemi marrë fatet e vendit se kemi të lehtë, por nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po t’i kishte bërë Shqipëria sot do ishim një tjetër vend”- deklaroi Rama gjatë një takimi socialistët e Babicës. Zhvilimet brenda Partisë Socialiste sado rozë të prezantohen nga kryetari përgëjeshtrojnë "fuqinë" që kryetari Rama thotë se ka. Në takimin me socialistët e rajonit Vlorë- Gjirokastër Koço Kokëdhima tha se “koalicioni PS- LSI ne themel të qeverisjes së majtë. "Pa LSI nuk e bëjmë dot shumicën e qëndrueshme"-deklaroi deputeti që njëkohësisht mban dhe detyrën e kordinatorit të Jugut. Mesa duket Ilir Meta mbetet e vetmja garanci për Edi Ramën si për të ruajtur pozitat në krye të PS ashtu edhe reformat që thotë se nuk do t'i tradhëtojë.
Comments
Likja i Mones, eshte bere si
Likja i Mones, eshte bere si puna e celesit KOPIL, qe hap cdo dere.
Keshtu e kane keto pune.
I vogli, ja TREDH koqet te madhit, po nuk bene sic don ai vete, i vogli.
Add new comment