Europol: ISIS ka kampe stërvitore në Europë dhe në Ballkan
Shteti Islamik ka ndryshuar mënyrën e operimit dhe sipas informacioneve ka arritur kapacitetin e veprimit në shkallë ndërkombëtare. Kjo rezulton nga një përmbledhje e takimit mes ekspertëve të Europol, mbajtur në datat e 29 dhjetor-1 dhjetor 2015, e cila evidenton po ashtu se ISIS ka ngritur kampe stërvitore të vogla në Europë, por edhe në vende të Ballkanit. Raporti specifikon disa elementë të strategjisë së ISIS, bën vlerësime për rekrutimet, duke nënvizuar se aktualisht është krijuar një komando e veprimeve jashtë Sirisë e cila është e aftë të japë goditje si ato të forcave speciale në mjedis ndërkombëtar. Rreziku konsiderohet shumë i lartë ndonëse nuk shihet ende një rrugë penetrimi e terroristëve mes imigrantëve që hyjnë në Europë.
file:///C:/Users/admin/Downloads/changes_in_modus_operandi_of_is_in_terrorist_attacks.pdf
Add new comment