Ekspertë të BE-së kërkojnë praktikën hetimore për Ardian Fullanin

Postuar në 23 Janar, 2016 21:07

Bashkimi Europian ka kërkuar një kopje të praktikës së prokurorisë në hetimin e çështjes së Ardian Fullanit. Lajmi raportohet nga “Report Tv”, që flet për një grup ekspertësh që ka depozituar kërkesën në fjalë. “Burime nga Prokuroria kanë thënë për “Report Tv” se, “tashmë një kopje voluminoze e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe shpërdorimit të detyrës në ngarkim të ish-guvernatorit është bërë gati dhe javën e ardhshme do t'i dorëzohet ekspertëve të BE-së”. Mësohet se, ekspertët ndodhen në Shqipëri në kuadër të monitorimit të përmbushjes së kritereve të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE, ku pjesë e kritereve janë dhe hallkat e drejtësisë mes tyre vendime gjyqësore apo hetime të organit të akuzës”, informon ky televizion. Po kështu BE-ja ka kërkuar edhe praktikën e çështjes së gjykatësit të Kavajës, Osman Aliu, i akuzuar për “fshehje pasurie dhe mosdeklarim të ardhurash”. Të dyja çështjet prekin zyrtarë të lartë të shtetit dhe janë prova më e mirë për të parë sesi funksionon aktualisht sistemi, i cili po synohet të reformohet.

https://shqiptarja.com/home/1/pafaj-sia-e-ish-guvernatorit-be-i-k-rkon-l...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.