2015, një vit problematik për financat e vendit
Ashtu siç ishte përfolur në media, Ministria e Financave dështoi me planin e të ardhurave në buxhet, teksa pranon se ka mbledhur për vitin 2015, 19.7 miliardë lekë më pak se objektivi. Mosrealizimet më të mëdha erdhën nga zëra si akciza, tatimi mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat jotatimore.
Në përgjigje ndaj këtij realiteti, qeveria gjatë vitit 2015 u detyrua të ulë shpenzimet deri në pikën saqë siç raporton “Top-Channel”, “për vitin 2015 shpenzimet faktike të buxhetit rezultuan 25.8 miliardë më të ulëta se sa plani buxhetor”. “Sipas ministrisë së financave, shpenzimet për pensionet dhe fondin e sigurimeve shëndetësore u realizuan 6.8 miliardë lekë më pak se plani, buxheti vendor shpenzoi 9 miliardë lekë më pak, ndërsa transfertat sociale rezultuan rreth 3.9 miliardë lekë më të ulëta. Vec këtyre kategorive, të cilat adresohen kryesisht për shtresat në nevojë, një tjetër zë ku shpenzimet faktike kanë qenë më të ulëta se plani janë investimet publike, të cilat rezultuan rreth 1.8 miliardë lekë ose 14 milionë dollarë më pak”, thuhet në buletinin e ministrisë. Një vit që pranohet edhe zyrtarisht se ka qenë problematik.
Add new comment