"Shqipëria duhet të jetë në BE”

Postuar në 22 Janar, 2016 16:07

Cilado qoftë situata e Bashkimit Europian sot, Shqipëria mund të shpresojë te mbështetja e Italisë, e cila sheh te vendi ynë një hapësirë europiane që i mungon unionit. Kryeministri italian, Matteo Renzi ka deklaruar gjatë një interviste në emisionin “Porta a Porta” se Shqipëria duhet të përfshihet në BE. “Zgjerimi ishte një gjë shumë e mirë. Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e procesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Ballkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë. Miku im , Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, na sjell gjithnjë në mendje se sa e rëndësishme është për ta të jenë pjesë e Europës”, ka thënë Renzi. Është një dëshmi se investimi i shoqërisë shqiptar në drejtim të Europës, ka një jehonë që nuk mund të shlyhet kollaj.

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=317828#k1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.