Korrupsioni i Ilir Beqjas, axhendë ditore e opozitës
Opozita vazhdon të denoncojë ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për korrupsion dhe konflikt të pastër interesi në kryerjen e detyrës. Ajo e lidh ndikimin e ministrit me përfitimet e kompanisë INTECH plus ku ai ka qenë aksioner.
"Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.
Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm"- deklaroi soit deputetja e Partisë Demokratike, Arbiola Halimi.
Sipas Partisë Demokratike edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.
Opozita thotë se me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqa vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës i cili e ka caktuar së fundmi dhe kordinator për matjen e punës së qeverisë.
Add new comment