ISIS merr përsipër sulmet ne Xhakarta, akte të ngjashme me ato të 13 Nëntorit në Paris (Foto)
Shteti Islamik mori përsipër sulmet e koordinuara me eksplozivë dhe armë në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë, vendi me popullësinë më të madhe myslimane në botë.Të paktën dy civilë, një indonezian dhe një kanadez si dhe pesë militantë u vranë gjatë sulmeve, më të rëndat prej vitit 2009, që u përshkruan si imitim i atyre të 13 Nëntorit, në Paris.
Të paktën 20 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve nje algjerian, një austriak, një gjerman dhe një holandez. Sulmet nisën në pak para mesditë, pranë një kafeje Starbaks dhe një komisariati policie, në një zonë shumë pranë ndërtesave qeveritare dhe ambasadave.
Më pas vijoi përleshja e armatosur mes forcave të sigurisë dhe militantëve që zgjati disa orë, në zonen me te frekuentuar të kryeqytetit indonezian. Përmes një deklarate të publikuar online, Shteti Islamik shpjegoi se gjithcka u krye nga ushtarët e kalifatit dhe u vunë në shenjestër qytetarët e koalicionit të kryqëzorëve”.
Këto sulme-sipas zyrtarëve indonezianë- janë paralajmëruar vitin e kaluar. Pas tyre mendohet se fshihet Bahrun Naim, i njohur prej autoriteteve prej 2010-ës, i cili aktualisht ndodhet në Siri. Presidenti Indonezian Joko Ëidodo i bëri thirrje vendit të mos mposhtet nga këto akte terrori.
Add new comment