Izrael, ndalohet futja në kurikula e një romani. “Haaretz” shkruan për një diktaturë fetare të së djathtës dhe për një “luftë të ftohtë civile”

Postuar në 10 Janar, 2016 20:13

Situata e brendshme politike në Izrael po shkon drejt tensionimit të vazdhueshëm. Nuk është vetëm çështa palestineze, apo problemi demografik, por adoptimi i tyre si probleme, zgjidhja e të cilave ka sjellë ngurtësimin e qeverisë në pozicione që shihen si jodemokratike. Në një shkrim në të mirënjohurën “Haartez”, nënvizohet se pas formulës së kryeministrit Beniamin Netanjahu: “Unë nuk do të pranojë dy shtete brenda Izraelit”, po kalohet në një situatë që autori Roger Alpher e quan “Luftë e Ftohtë Civile”.  Premisat janë të qarta. Ministri i Arsimit Naftali Bennett e sqaroi kështu ndalimin romanit “Jeta në kufi” nga kurikulat e shkollës së mesme: “Sistemi arsimor nuk duhet të promovojë vlera të kundërta me vlerat e shtetit”. Ky moment ka shumë rëndësi, pasi deri më sot Izraeli ka luajtur një rol kontrasti kundrejt arabëve me sistemin e vet politik dhe zhvillimin, ndonëse ka qenë përherë shtet “hebre dhe demokratik”, që e përfshin hapur Judaizmin.  Mirëpo me sa po shihet nevoja për siguri po ekzagjerohet deri në mbylljen e perspektivës demokratike dhe imponimin e një kuptimi të vetëm për shtetin. Shkruan Alpher: “Në dritën e asaj që është thënë hapur, është e qartë se unë p.sh., nuk jam pjesë e shtetit. Stili im i jetës nuk është stili që ka adoptuar shteti, vlerat e mia nuk janë të tijat dhe botëkuptimi im përfaqëson atë të vendeve të huaja. Nuk mund të quhem disident”.  Nëse vazhdohet kështu në lojë është stabiliteti dhe e ardhmja. Vijon autori: “Arabët, të majtët, shekullarët, asnjë prej tyre nuk është pjesë e shtetit. Ata konsideroheshin pjesë e tij kohë deri para pak kohësh, por tani janë të ndarë prej tij. Nuk përfshihen në përkufizimn e ri që shteti ka për veten. Kjo do të thotë se një revolucion ka nisur para syve tanë dhe ne jemi të pa shpresë në reagimin tonë. Revolucioni nuk po zhvillohet në termat e një lufte civile. Por kur qeveria thotë në shumë raste se unë dhe ata si puna ime, nuk janë pjesë e shtetit, është e qartë se jemi në mes të një lufte të ftohtë civile”. Ky perceptim dhe ky realitet imponon nevojën e detyrimeve që burojnë nga kontarta e qytetarëve me shtetin, një nocion që vlen shumë më gjerë sesa vetëm për Izraelin. Kur shteti ndryshon rregullat e lojës, pa marrë konsensusin e qytetarëve thjesht ka shkelur atë kontartë që teorikisht e mbanë në këmbë. Sugjerimi i Alpher është i rëndësishëm: Ai flet për një diktaturë fetare të së djathtës, që dikur do të bjerë. Se realiteti i dy shtetev është i pashmangshëm e se deri atëherë “forcat demokratike, hebreje dhe arabe, duhet të bashkëpunojnë për mbijetesën në  një hapësirë politike në të cilën demokracia është e kufizuar dhe e dobësuar”. 

http://www.haaretz.com/opinion/.premium-1.696432?utm_campaign=Echobox&ut...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.