Pse sot jam kritik i ashpër me Ramën
Kohët e fundit, sa herë që jam kritik ndaj qeverisë Rama, hapen zëra se kjo vjen për shkak të parave që marr nga Ilir Meta apo Berisha. Nuk kam ndërmend të merrem me ta. Por më duhet të flas për kë besoi si unë, që ashtu si unë, tani janë në udhëkryq, të zhgënjyer nga profetët e rremë. E di se kjo që them do të më hedhë përsipër urrejtjen e pushtetit, ashtu siç e provova në kohën e Berishës; e di se kjo mund ti sjellë pasoja rrethit tim të afërt, ashtu siç e di që makineria e baltës që Rama ka nën urdhërat e tij do të punojë kundër meje me kapacitet të plotë, siç ka filluar të punojë. Pasi Edi Rama i ka të gjitha veset e Sali Berishës, përveçse nuk është vrasës si ai. Të paktën jo deri tani. Por nuk mund të rri pa thënë se mbreti është lakuriq; nuk duhet t’ia lejoj vetes të jem kaq i trembur nga Edi Rama, sa t’i kërkoj Donald Lu-së të më thotë emrat e të korruptuarve. Asnjëherë nuk kam besuar në shenjtërinë e Edi Ramës apo papërlyeshmërinë e tij, por kam menduar se ka një çast, ka një moment, si ai i qënies në krye të vendit, kur njeriu i largohet lojrave të vogla. Prejardhja e tij familjare më bënte të besoja se më së fundi dikush do të mendonte si evropian dhe mos kishte babëznë e një të gjeturi në rrugë. Ky besim më bëri të pranoja edhe postin e zëvendës ministrit, duke menduar se i shtoja një vlerë qeverisjes, dhe të largohesha prej andej, për arsye parimore. Nuk kam pse përgojoj periudhën kur kam qenë pjesë e ekipit të Kodhelit, por kur kam ikur, nuk i kam premtuar besnikëri askujt, përveçse parimeve të së majtës, duke e konsideruar veten aset të saj. Me të majtë nuk kuptoj rreshtimin në arradhet e Edi Ramës, por në vazhdimësinë e trashëgimisë më të mirë, ku janë mpleksur Bernshtejni, Marksi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Fan Noli, të majtës moderne; me ardhjen në pushtet të së majtës nuk nënkuptoj që çfarë la Taçi pa plaçkitur, t’i nxjerr fundin Kokëdhima, por një të majtë që u jep mundësi pune të gjithëve, por dhe kujt nuk ka mundësi, i gjendet pranë në ditë të keqe dhe nuk e terrorizon me gjoba, burgosje dhe prerje dritash. Asgjë personale nuk kam në qëndrimin ndaj Edi Ramës. Është investim i tij, qenia ime anëtar i Asamblesë së PS-së, dhe më vonë si zëvendësministër. Ishte bindja ime të pranoja ofertat e tij si anëtar i asamblesë, në çastet kur PS-ja sapo kishte humbur Tiranën, dhe si zëvendësministër duke ofruar emrin tim, e vetmja pasuri që kam. Mosha, formimi, e ardhmja e vendit, më detyrojnë sot që të flas për diçka që të gjithë e shohin, por pakkush e thotë: korrupsionin me emra. Korrupsioni i kësaj qeverie ka arritur përmasa të frikshme. Mediokriteti dhe paaftësia janë tashmë aq evidente, sa vetëm të tremburit që e shikojnë nga bregu i lumit, varkën që po i afrohet kataraktit, mund të mos e thonë. Në kushtet kur kam vendosur të qëndroj në këtë vend, nuk mund t’i lejoj vetes të mbyll sytë para realitetit. Partia e cila i kishte në programin e saj luftën kundër koncesioneve, sot po e jep pasurinë e vendit nëpër koncesione, në rrugë jo transparente. Është kriminale të japësh koncesione në shërbime për të cilën paguan paralelisht administratën publike, duke dëshmuar paaftësinë si administrator publik dhe papërgjegjshmëri ndaj parasë publike. Dhe kur shëndetin ia beson një tregtareje duhani dhe dializën një gomisterie, atëhere nuk ka vetëm paaftësi, por korrupsion, dhe kryeministri është përgjegjës dhe bashkëpunëtor. Kësaj i them: mbreti është lakuriq.
Comments
Eshte pak si i ngateruaar
Eshte pak si i ngateruaar pretendimi juaj z.Dritan Hila, se qenkeni nje "imajte modern" pasues i Bershtajnit, Marksit, Ndre Mjedes apo Fan Nolit. Nuk jeni pasues i drejte perdrejte i asnjerit nga keta qe permendni, por jeni biri i nje oficeri te larte te ish sigurimit famekeq te diktatures enveriste. Ju kam lexuar ne nje shkrimin tuaj te hershem, se i dilnit ne mbrojtje babait tuaj, se ai ne diktature "kishte bere detyren shteterore" duke persekutuar me dhjetra gra te huaja e familjet e tyre si "agjente te revizionizmit"
Ne nje dokumentar te nje gazetareje bullgareje, ne mos gaboj, dilte e kjarte se ato gra nuk ishin mare asnjehere me ndonje veprimtari te fshehte antishqiptare, apo te kishin kryer ndonje veper te dhuneshme e kriminale.
"Krimi" i madh i tyre ishte vetem se ishin dashuruar e martuar me studente shqiptare, te joshur edhe nga fjalimet e bujeshme te diktatorit qe qeverite e popujt e vendeve te tyre, i quante vellezer te nje miqesie te perjeteshme.
Nuk dij ta kete shkrepur koburen ndonjehere Berisha qe e quan "vrases" por yt ate me siguri se po, pasi e ja "permbante detyra"
Por nese babait tend oficer te larte te sigurimit, "ja mbante detyra" qe te vriste e priste pa asnje fakt me qindra "armiq"te fantazuar, perse nuk e paskeshin kete te drejte oficeret e larte te Gardes se Republikes qe te mbronje institucionet e nje shteti demokratik te dale me votat e popullit ?
Ne preambulen e gjithe kushtetutave te vendeve demokratike pluraliste, edhe te kushtetutes se Shqiperise, shkruhet kjarte se asnje parti politike nuk ka te drejte te mare pushtetin me dhune por vec me vota demokratike.
Protesta e 21 janarit u organizua e motivua si nje permbysje me dhune e pushtetit te Berishes, qe mbante ne pushtet nje njeri te korruptuar si Meta.
Me kete flamur dole edhe ti sebashku me birin e atij qe kishte firmosur denimin me varje te nje poeti, e nese ti tani i del kunder ketij te fundit, nuk e ke hallin per "majtizem modern", por vec se si zv/minister i mbrojtjes qe te vuri Rama, e pe se Meta kishte aq fuqi qe te te zbonte nga ai post, sic te zboi nga dipllomacia.
Ka vertet njefare ndryshimi midis Rames e teje.
Nese Rames nuk i meret vesh kur kalon mga ekstremizimi i majte ne te djathte, ti nuk shkulesh dot nga istikamet e ekstremizit punist
Ore po mbeti hajvan tere
Ore po mbeti hajvan tere jeten ky medemek burri Xhunges Rudina ?
Nuk beri veze ne asnje vend ku ka punuar.
I paafte menderisht, ne formim dhe i pa qendrueshem ne karaktar.
Burre qe proklamon me te madhe qe me nxorri gruaja nga eresira, mbasi do te isha anonim, vetem ajo (gruaja), ka meriten qe une jam ky qe jam. Po te jete keshtu, per c'fare shquhesh ti o njeri ?
Vetem per merita te gruas, t'u dha mundesia e ARTE, o njeri, e te bene zevendesmister te Mbrojties, pozicion politik, qe nuk e mbajte gjate, mbasi te hoqen per gomarlleqet, paaftesine, dembellekun, grindavecin dhe mungesen e aftesise per te punuar me njerezit.
Per t'i bere qejfin gruas tende, te pranuan neper dy apo tre TV, medemek si analist (qe s'je kurre i tille), mbasi fole percart, pa lidhje llogjike dhe ideje, me nje fjale fole kodra mbas bregu. Mbas ketyre, nuk te ka afruar me asnje TV.
Me keto gomarlleqe qe shkruan perdite, mos kujto se behesh protagonist, por behesh i neveritshem per njerezit. Mbasi e dine mire se kush je, dhe sa mend ke.
Kurse disa te tjere mendojne se, keto qe shkruan ti, jane shkruajtur nga Xhunga, vetem e vetem per te treguar se sa i mencem je ti, por ne anen tjeter, te ben nje sherbim te keq, mbasi ti njihesh per mungese intelekti dhe nuk ke aftesi per te shkruajtur e dhene mendime.
Prandaj, ben mire, mos dil ca kohe ne fcb, qe te harrohesh, se le koqen e namit.
Sa here qe shkruan keto dite,
Sa here qe shkruan keto dite, tregon se duhet te jeshe ne depresion mendor, mbasi sic duket, nga papunesia, dhe nuk di c'te besh, shkruan ne delir e siper kriclleqe, gomarlleqe e bajgalleqe.
Ata qe te kane ofruar pune deri me sot, nuk te kane njojtur, por tani sic duket, te doli kallaji, dhe ke dale ne fis (sikunder i thone nga jugu), dhe po flet e shkruan percart, ose ne jerm ( sic i thote kavajasi).
Ngele duke share majtas e djathtas, tamam si impotenti nga poshte e nga lart. Po c'ke ore me Berishen ? Sa ishte ai ne pushtet ti kishe pune. Edi Rama, te ofroi, ( pa te njojtur), te dha mundesine, ku edhe te njojti dhe te largoi - sigurisht mbasi te njojti, ai dhe te tjeret.
Tani c'mutin ke ?
Shiko veten. Shko vizitohu tek ndonji psikiater i mire (me shkolle dite e jo shkolle nate apo koorespondence) qe te sherohesh nga depresioni qe te ka rene ne koke. Fajin e ke vete. Vizitohu e sherohu. Kjo do te jete puna me e mire qe duhet te besh e jo te shkruar pordhikali. Fajin e kane mediat qe te botojne pislleqet,qe ti kujton se nxjerr flori.
Nje fjale e urte, per njerez si puna jote, thote, pirdh se lirohesh. Po qe keshtu. Atehere pirdh sa te mundesh, mbase te ben mire.
Add new comment