Financat dështojnë me borxhin
Borxhi publik pritet të mbyllë këtë vit në nivelin e 72.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Parashikimi është njoftuar nga Ministria e Financave në një raport për Kuvendin. Me këtë nivel qeveria ka dështuar disa herë në programin për borxhin e vitit 2015.
Në rishikimin e Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal që u bë në korrik të këtij viti, borxhi publik në fund të vitit 2015 ishte programuar 72.2 për qind, por nga ecuria reale e treguesit, ky vit pritet të mbyllet me 0.4 pikë përqindjeje më shumë se pritshmëritë.
Ndërsa në krahasim me parashikimin e kuadrit makroekonomik në janar 2015, borxhi është rritur me 0.8 pikë përqindjeje (plani fillestar ishte 71.8%).
Për shkak të kësaj ecurie, Qeveria ka rishikuar me rritje objektivin për borxhin edhe në periudhën afatmesme duke mos plotësuar kështu edhe një nga kushtet themelore në marrëveshjen tre vjecare me e FMN.
Një strategji për Menaxhimin e Financave deri në vitin 2020, e cila është hartuar me asistencën e Bankës Botërore parashikonte që borxhi publik të arrinte në 65.5 % në vitin 2017 dhe 56.7 për qind në vitin 2020. Ky planifikim merr në konsideratë devijimin ndërmjet parashikimit fillestar dhe vlerësimit përfundimtar të rritjes së PBB-së nga 1 – 1.6%.
Strategjia parashikonte që ulja e borxhit në këto nivele do të arrihet duke marrë në konsideratë një nivel të ardhurash 27.7% – 27.8% të PBB deri në fund të vitit 2020.
Comments
Prokuroria, te marre te
Prokuroria, te marre te pandehur ministrin Cani, per shperdorim detyre.
Eshte shume e thjeshte.
Nuk ka pse Prokuroria te prese, te filloje ceshtjen kryesisht. Eshte e parashikuar nga Kodi Procedures Penale.
Add new comment