I padëshiruari Tony Blair dhe bëmat ku përfshihet dhe Shqipëria
Grupi “Koalicioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Aksioni Social” i ka dhënë një ultimatum prej shtatë ditësh ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Toni Bler.
“Nigerianët e kanë pritur të tronditur lajmin për vizitën e ish-kryeministrit britanik që planifikon të takohet me qeverinë. E shohim këtë zhvillim si kamuflim me anë të fasadës së këshilltarit pasi qëllimi është vjedhja dhe plaçkitja e shtetit”, thuhet në deklaratë.
Duke iu referuar një shkrimi të publikuar nga gazeta britanike “The Telegraph”, grupi shprehet se Bler ka marrë miliarda dollarë përmes mashtrimit të ofrimit të shërbimit të këshilltarit. Ish-kryeministrit i është kërkuar të largohet nga Nigeria pasi akuzohet se po planifikon të “vjedhë” dhe “plaçkisë” nga ky vend.
“Vendet që kanë rënë viktima të aventurës së tij janë Kolumbia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kazakistani dhe Shqipëria”, thuhet në deklaratë.
Comments
Kur Nigeria, arrin dhe kryen
Kur Nigeria, arrin dhe kryen kete veprim, me Toni BLER-in, llogarit sa te kooruptuar jemi ne, qe nuk guxojme as t'a themi me vehte kete qe e thone Nigerianet boterisht. Ju lumte bythzinjve. Neve na rrofte bytha me ngjyre te bardhe. Tung.
Add new comment