Nënë Tereza në prag të shenjtërimit
Bamirësja me origjinë shqiptare Nënë Tereza është në prag të shenjtërimit. Papa Françeskut ka ratifikuar të enjten në mbrëmje njohjen e mrekullisë që i atribuohet Nënë Terezës. Kjo do të thotë se se ajo do të shenjtërohet së shpejti, dhe kjo ka gjasa të ndodhë më 4 shtator të vitit të ardhshëm.
Nënë Tereza ka lindur me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Shkup më 26 gusht 1910.
Ajo u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ajo u bë murgeshë 17 vjeçe dhe më pas shkoi të Indi për të jetuar përgjithmonë.
Në vitin 1979 ajo fitoi çmimin Nobel për Paqen. Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997.
Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende.
Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.
Add new comment