Kryetari i Bashkisë së Tiranës, letër falenderimi Shoqatës së Urinuesve të Penduar: Jeni në anën e duhur të Historisë

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 04:11

Drejtuar: Shoqatës së Urinuesve të Penduar

Kryetarit: Urin(m) Pipizania

Sekretarit: Pikëlor Curubabja

Të nderuar bashkëqytetarë!

Më 21 qershor qytetarët e Tiranës, miqtë, fqinjët, të afërmit tuaj votuan për një Tiranë ndryshe. Votuan për ndryshimin, që kryeqyteti ynë të nisë rrugën e vërtetë drejt Europës. Atë rrugë që kryetari i larguar e kishte devijuar me gjumin e tij katërvjeçar. Pasojë e kësaj përgjumjeje, e këtij standardi anadollak që na la pas kryetari i larguar që sot i ka dalë gjumi si pasojë e votës,  ishte edhe shfaqja e shëmtuar e urinimit në publik.

Ju të nderuar ishit viktima të kësaj politike që thënien kritike të poetit të ndjerë T.K: “Ç’pret nga një popull që e bën shurrën aty ku e zë” e ktheu në moton elektorale: “Lëre popullin ta bëjë shurrën aty ku e zë”. Gjithnjë me idenë diabolike se dhurimi i kësaj “lirie” do të sillte vota. Kjo kohë ka marrë fund. Edhe me ndihmën tuaj padyshim. Tashmë nuk është sekret dhe ne duhet ta themi me zë të lartë: Qytetarët votuan për ndryshimin ndaj Ne, Ju, të gjithë së bashku jemi në anën e duhur të historisë. Ana tjetër është degdisja në injorancë dhe në turp. Ana ku pantallonat hapen në mes të ditës me Diell dhe në mexhlis, njësoj siç hapet thesi i shpifjeve në Parlament.

Unë dua të falënderoj dhe të inkurajoj në emër të stafit të Bashkisë përpjekjet e shoqatës suaj në promovimin e banjove publike në Tiranë. Bashkë mund t’ia dalim. Bashkë ne duhet t’i themi: Mjaft shëmtimit të Tiranës. Mjaft!

Kryetari humbës po të dojë le të urinojë te muri i selisë së SHQUP-it!  

Edhe njëherë falemnderit dhe gëzuar!

I juaji Eri Veli  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.