Prokuroria mbyll hetimet per Francesco Becchettin
Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të Francesco Becchettit. Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE” në ngarkim të të pandehurve Francesco Becchetti, Liliana Condimi, Mauro de Renzi dhe Eriona Troplini, Stavri Peçi, Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi.Prokurorët e çështjes kanë ngritur akuzë për shtatë persona, mes të cilëve edhe vetë Francesco Becchetti, ndaj të cilit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.
Becchetti akuzohet për veprat penale falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim, krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Biznesmeni italian akuzohet për skemën e dyshuar mashtruese “KGE” me një vlerë prej 38 milionë eurosh si dhe për shmangien e mbi 5 milionë euro detyrime tatimore. Për shkak të hetimit të nisur ndaj tij dhe shpalljes në kërkim ndërkombëtar, prokuroria bllokoi të gjitha llogaritë bankare të aktivitetetve të Bechettit. Për pasojë u mbyll edhe televizioni i hapur nga Francesco Becchetti në Tiranë, “Agon Channel”
Add new comment