Intervista/Edi Rama: Buxheti i ri 2016 është si Bukë Lepurushi për shqiptarët

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 00:21

Pas diskutimeve të gjata në Parlament për projektbuxhetin 2016 menduam që të zhvillonim një intervistë me kryeministrin Edi Rama. I shkruajtëm në Whatsapp në numrin e tij që mbaron mos gabojmë me ...232. Fatmirësisht na ktheu përgjigje. Të shkurtra dhe pa shumë shtjellim, por ato janë përgjigje. Po e përcjellim intervistën që i ngjan një bisede në lëvizje e sipër:

 

Hë bëje pyetjen...

Dy fjalë për koalicionin. Si funksionon? 

Vazhdo me daullen e Saliut për zënka se unë për vete kam punë.

D.m.th je shok me Ilirin?

Ça domethënë kjo? Ça pyetje është kjo? Koalicioni funksionon. Për këtë nuk ka nevojë të binden gazetarët dhe Saliu pas të cilit kanë nisur të shkojnë prapë

Po mirë ti, më falni Ju, pse e takoni çdo mëngjes te Kuvendi?

Mirë vazhdo më këtë përrallë ti. Pse takohen njerëzit? Pastaj si mund ta pyesësh tjetrin pse e takon dikë? Nuk kam kohë të humbas.

Je? Apo ike? 

(Del shenja që tregon se e pa mesazhin)

Ju po thoni që të gjitha janë fjalë kot?

Fjalë dhe llogje. Kaq. Fjalë që ju i merrni dhe i bëni çorap në gazeta sikur të ishin politika të mëdha

Ore po më fal. Ti thua se nuk i lexon mediat? Ndjesë se më shpëtoi kjo mënyrë, por Ju vetëm fyeni...

I falur je. Mediat i lexoj për aq sa të mbaj gjallë shpresën e mirë se dikur do të dalin nga bataku ku kanë hyrë

Pse qeveria nuk ka hyrë në batak?

Qeveria në batak? Se e kam dëgjuar këtë këngën e krizës. Qeveria ka bërë atë që vetëm ju nuk e shihni. Ka nxjerrë Shqipërinë nga Shqupëria ku e zhyti Saliu dhe salinjtë

Ishte edhe Iliri me të apo jo? Me bllok në dorë?

Edhe? Ça domethënë kjo?

Si ça domethënë?

Po ça domethënë? Ishte Iliri, nuk është më. Ne kemi strategjinë dhe vizionin tonë. Iliri është me ne.

Po...

Tani ke ndonjë pyetje për buxhetin se Saliu aty është?

Po. Ben Blushi e cilësoi si buxhet pa ide?

Ohuuuu. Unë po të them kaq, kush ka një fije morali dhe ndërgjegjeje, kush ka sy dhe mendje e kupton që ky buxhet është si Bukë Lepurushi për Shqipërinë. Kaq. Sepse e di që do qeshni dhe do bëni atë cinikun e përhershëm, po në këtë gjendje është Shqipëria i nderuar: në kushte Përballimi me mjerimin, varfërinë dhe shkatërrimin që la Saliu, e që ju nuk doni ta shihni. 

I bën block numrit.  

 

Shaptilografisti 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.