Migrimi, BE i hap rrugë pezullimit të Shengenit deri në dy vjet, “aty ku kufijtë janë në rrezik”

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 11:04

Kriza migratore dhe terrorizmi ia kanë dalë të vënë në fazë kritike të gjitha arritjet e mëdha të Europës. Lëvizjen e lirë sidomos. Një memo e Presidencës së Këshillit të BE-së, e datës 1 dhjetor 2015, titulluar: “Integriteti i zonës Shengen” trajton pikërisht këto probleme duke propozuar edhe masat e nevojshme. Presidenca pranon vendimet e vendeve anëtare për të shtuar kontrolet në kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm, ndërkohë që njeh të drejtën e “kontrolleve të personave edhe brenda hapësirës Shengen, bazuar ndodshta në një bazë të dhënash të besueshme për të bërë regjistrimin e imigrantëve të paligjshëm”. Një pikë tjetër me rëndësi është ajo që parashikon daljen e një vendi nga rregullat e Shengenit për një periudhë kohore dy vjet. Rivendosja e kontrolleve në kufijtë e brendshëm, sipas legjislacionit europian mund të jetë vetëm e përkohshme, 6 muaj maksimumi, por kërkesa për zgjatjen e këtij afati ndjek rekomandimet sipas nenit 26 të Kodit Kufitar Shengen. Ky adoptohet në kushte të veçanta dhe kur situata e përgjithshme kërcënohet nga mungesa e stabilitetit për shkak të mungesës së kontrolleve të brendshme, atëherë vendi në fjalë ka të drejtë adoptimin e kontrollit kufitar për dy vjet. Memo përcjell sugjerimin e Presidencës për dërgimin në veri të Greqisë të Misionit Frontex, me synim përballjen e problemeve serioze në këtë rajon. 

http://www.protothema.gr/files/1/2015/12/03/eu-council-schengen-integrit...(1).pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.