Kriza siriane, një leksion për rivlerësimin e trashëgimisë osmane

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 20:08

Në Shqipëri ka disa dekada që Perandoria Osmane predikohet si e keqja jonë historike. Qoftë për interesa politike, apo për pragmatizëm, ky vështrim i thjeshtuar dhe nihilist, është kthyer në një klishe. Por në kushtet kur bota e sotme përballet me një shpërthim të paprecedentë dhune në një prej rajonet ku ekuilibri fetar dhe demografik ruan ende fizionominë e sundimit osman, pra në Lindjen e Mesme, tradita osmane mbetet e vlefshme dhe instruktive. Ish -  ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, publikon një opinion dje në “Proyect Syndicate” ku i përmbahet kësaj ideje: pasi bën një parashtrim historik për atë që ndodhi me shpërbërjen e dhunshme të PO-së, Bildt  sugjeron thellim historik për strategjisttë dhe ata politikanë që kanë në mendje rishikim kufijsh. “Mozaiku otoman la pas një hapësirë me vija ndarëse të paqarta të cilat përndryshe do të mundësonin një rirregullim të lehtë të rajonit në shtet apo entitete etnikisht homogjene apo me identitete nacionale dhe fetare. Njohja e kësaj të vërtete ka shumë pasoja: Rendi rajonal i krijuar në përfundim të LIB-së dhe rënies së Perandorive  mund të jetë arbitrar, por çdo përpjekje për ta ndryshuar atë me gjasë do të çojë në më shumë gjakderdhje”, shkruan diplomati suedez. Rasti i Mosulit, i Baghdatit, i kurdëve dhe sidomos propozimet për ndarje territoriale mbi kriteret sektare, sunit –shiit, konsiderohen si fatale për paqen. Në thelb ajo që sugjeron Bildt është një lexim më i qetë i leksioni osman të administrimit të territoreve të gjera, por edhe i faktit se përvoja europiane e shekullit të 20-të në këtë drejtim nuk ndihmon. E konkretizuar kjo analizë hedh idenë se opsionet e ndarjes së Sirisë, Irakut, apo edhe Libisë do të provokonin një luftë pa mbarim në emër të një paqeje që mund të arrihet ndryshe. Dhe prishja e së cilës erdhi natyrshëm, por edhe u provokua nga jashtë. 

http://www.project-syndicate.org/commentary/syria-iraq-ottoman-legacy-by...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.