20 vjet nga marrëveshja e Dejtonit dhe premisat e krijimit të një Shteti Islamik në Ballkan

Postuar në 29 Nëntor, 2015 11:08

Ishte Nëntor i vitit 1995 kur në bazën amerikane të Dejtonit në Ohaio të Shteteve të Bashkuara, tre protagonistët e mëdhenj të krizës së ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, Franio Tuxhman dhe Alia Izetbegoviç hodhën firmat për t'i dhënë fund luftës civile në Bosnjë-Hercegovinë që kishte shënuar më shumë se 100 mijë viktima dhe 2 milionë refugjatë.
Marrëveshja u jepte 51% të territorit kroatëve dhe muslimanëve dhe 49% serbëve të Bosnjës. 20 vjet më vonë paqja e brishtë e Dejtonit duket se nuk e ka shpëtuar Bosnje-Hercegovinën nga rreziku i shpërbërjes. Kroatët dhe myslimanët synojnë rishikimin e marrëveshjes me synim forcimin e kompetencave, ndërsa serbët deklarojnë se në rast të një një ndryshimi ata do të dekklarojnë shkëputjen. Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç dhe ai i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Donik kanë dhënë mendimet e tyre për gazetën "Kathimerini"

Zoti Mesiç, a ia arriti qëllimit marrëveshja e Dejtonit?
Qëllimi kryesor ishte të ndalej lufta dhe kjo u arrit. Qëllimi i dytë, ai i krijimit të një shteti funksional nuk është përmbushur. Kjo duhet thënë hapur, sepse ndarja përbën një rrezik jo vetëm për Bosnjen, por edhe për gjithë rajonin.
Kjo do të thotë që marrëveshja e Dejtonit duhet riparë?
Dejtoni ka nevojë për rishikim. Duhet të riformuluar sepse Bosnje-Hercegovina nuk mund të vazhdojë kështu. Duhet të bëhet një shtet unitar.
Mos ka ardhur koha të pushojë së monitoruari nga OKB?
Në asnjë mënyrë. Një kuadër i tillë ishte i domosdoshëm për ecurinë drejt një Bosnje-Hercegovine të re. Që të jem më i sinqertë ishte komuniteti ndërkombëtar që i imponoi Bosnjës modelin e Dejtonit. është një model që nuk funksionon, prandaj dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet në rishikimin e saj dhe nuk duhet t'u ikë përgjegjësive.
A ekziston rreziku i shpërbërjes së Bosnje-Hercegovinës?
Shpërbërja e Bosnjës nuk duhet lejuar. Një opsion i tillë do t'i bashkangjiste Kroacisë dhe Serbisë nga një pjesë dhe do të krijonte kushtet për krijimin e një shteti të vogël mysliman që do të detyrohet të kërkojë mbështetje tek fundamantalizmi. Se çfarë do të thotë kjo në kushtet e zgjerimit të të ashtuquajturit Shtet Islamik nuk mund t'ua them.

Zoti Donik, humbën apo fituan serbët nga Dejtoni?
Ashtu si 20 vite më parë edhe tani marrëveshja e Dejtonit mbetet rregullatori kryesor për bashkëjetesën e tre popujve në Bosnje-Hercegovinë. 20 vitet që shkuan ishin një periudhë e reduktimit të kompetencave për Republikën Serbe të Bosnjës në mënyrë që të inkurajohej një kuadër më i gjerë i shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Me këtë populli serb nuk mund të jetë i kënaqur sepse shpesh si në të shkuarën dhe tani jemi mbajtur peng i sistemit, por marrëveshja e Dejtonit është një marrëveshje ndërkombëtare. Ne e mbështesim dhe do vazhdojmë të luftojmë për zbatimin e saj.
Si u përgjigjeni atyre që thonë se marrëveshja duhet rishikuar?
Vetëm ata që kanë predispozita negative mund të flasin për një rishikim të marrëveshjes. Perspektiva europiane e Bosnjës përdoret si justifikim për të forcuar pushtetin e qendrës. Ne e kemi thënë qartë disa herë. Nuk na intereson Bashkimi Evropian nëse përfshirja të të do të thotë të lëshojmë nga autonomia dhe të drejtat tona.
Si e shikoni të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës?
Bosnje-hercegovina do të ketë ardhme vetëm nëse merre fund dhuna legale e OKB-së, e cila vazhdimisht ka rënduar mbi autonominë e Republikës Serbe të Bosnjes. Për sa kohë do të vazhdojë të ekzistojë një zyrë e tillë shanset për progres janë të pakta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.