Lufta biologjike/Një plan i venecianëve me qeleshe shqiptare të kontaminuara me murtajë gjatë rrethimi të Heraklionit nga osmanët
Gjashtë letra të zbuluara nga histotiania Eleni Thalassinou e Universitetit të Athinës, hedhin dritë mbi faktinse venecianët u përpoqën të aplikonin metoda të luftës biologjike kundër osmanëve. Në shekullin e 17-të, osmanët rrethuan Heraklionin e Kretës që kontrollohej nga venecianët. Një doktor nga Dalmacia, Michiel Angelo Salamon hodhi idenë e një lyerjes së kapeleve apo edhe atyre që njiheshin si qeleshet shqiptare, me bakterin e murtajës. Salamon kishte arritur të distilonte lëndë të infektuar nga viktimat e murtajës në Dalmaci dhe sugjeronte që t’i hidhej turqve përmes shitjes në së artikujve si kapelet apo qeleshet shqiptare. Plani nuk funksionoi. Letra e fundit daton në vitin 1651, kurse rrethimi vijoi edhe 18 vjet të tjera. Ky plan pasqyron mendimin e kohës se murtaja përhapet përmes rrobave apo lëngjeve. Në vitin 1844 shencëtarët kuptuan se murtaja përhapet nga pleshtat e minjve, kështu që ka dyshime nëse ky plan do të mund të funksiononte. Ka mendime se venecianët e shtynë atë moment planin, ndoshta nga frika e kontaminimit, apo edhe nga mendimi se murtaja përhapet në verë.
https://www.newscientist.com/article/mg22830494-400-17th-century-plot-to...
Add new comment