Kisha e Shën Thanasit një garazh? Ja një ilustrim nga Lemnosi...

Postuar në 23 Nëntor, 2015 17:21

Kjo kishëz e vogël ndodhet në ishullin grek të Lemnosit. Gazeta greke "Protothema" shkruan se kjo kishë është ndoshta e vetmja në botë që është pa çati.  Dhe mendohet se është themeluar në vitin 1416 nga disa murgj që i ikën turqve nga ishulli i Agios Efstratios. Kisha në formën arkitektonike të vetën, pra pa çati dhe me një mur rrethues krejt të zakonshëm, na sjell në mendje kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, e cila u tritolizua natën nga qeveria aktuale. Një kishë e ndërtuar në vitin 1992, pa strukturën tipike të kishave, ajo u quajt garazh nga kryeministri aktual, ndoshta me imazhin monumenatl të kishave në kokë. Në fakt nëse i hedhim një sy godinës që na sugjeron këtu”Protothema” nuk ka asgjë të jashtëzakonshmne, përveç vjetërsisë. Ndaj “argumenti” i kryeministrit dhe i këshilltarëve syulur, nuk vlen.  

http://en.protothema.gr/a-church-with-no-roof/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.