Shqipëria përgatitet për të pritur emigrantë. Rama negocion krizën e refugjatëve me hapjen e negociatave

Postuar në 22 Nëntor, 2015 13:31

Shqipëra dështoi të hapë negociatat e anëtarësimit këtë vjeshtë me Bashkimin Evropian sepse nuk plotësoi as detyrat politike, por edhe sepse shënoi numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë pas Sirisë. Kryeministri nuk dha shpjegime për këtë dështim, por parapëlqeu ta fokusojë diskursin publik tek masat që synojnë të bërit shtet përmes aksioneve drastike.
Për të kapërcyer këtë moment jo shumë të favorshëm, kryeministrit po shfrytëzon sinergjinë e krijuar pas akteve terroriste në Paris për të fituar atë që Shqipëria nuk e meriton nga pikëpamja e përmbushjes së kushteve politike.
Në një moment frike dhe paniku për Europën Shqipëria e tolerancës fetare është e nevojshme të rrjeshtohet krah perëndimit dhe për më tepër të kontribuojë për pritjen e refugjatëve sirianë, në një kohë kur sulmet në Siri po intensifikohen.
Me pak fjalë është momenti kur mund të gjejë vend shprehja e kryeministrit Rama, Ballkani ka nevojë për Europën, po aq sa ka nevojë Europa për Ballkanin. Si këmbim të gatishmërisë për të pritur emigrantë sirianë kryeministri i kërkoi presidentit të Këshillit Europian hapjen e negociatave të anëtarësimit.
"Folëm edhe për përballimin e rrezikut terrorist, por edhe për krizën e refugjatëve dhe rolin e Ballkanit si pjesë e Europës në këtë krizë. Çdo krizë është dhe një mundësi e re dhe kjo duhet të vlejë edhe për procesin e zgjerimit në Bashkimit Europian.Sot më shumë se asnjëherë është e qartë, se jo vetëm Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian, por po aq nevojë ka dhe Bashkimi Europian për Ballkanin. Negociata të cilat, në kontekstin e kohës së krizave që kalojmë janë strategjike për Shqipërinë dhe shqiptarët në tërësi, por dhe për Ballkanin dhe për vetë BE" - theksoi Rama në konferencën për shtyp me Donald Tusk.
Falenderimet e Presidentit të Këshillit Europian lënë të kuptohet se ky pazar është negociuar. "Unë e vlerësoj gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Niveli i kësaj sfide dhe ritmi i ngjarjeve do të thotë që ne të gjithë duhet të punojmë bashkërisht në mënyrë që të këtë çështje ta trajtojmë në partneritet të vërtetë. Kjo është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të trajtojë sfidat që janë ende pezull dhe për ti lejuar Shqipërisë për të bërë hapa të tjerë përpara në rrugëtimin e saj drejt BE."
A do të na japë Perëndimi statusin që nuk e meritojmë kjo mbetet oër t'u parë, por edhe nëse kryeministri del i fituar nga manovër e zakonshme për politikanët shqiptarët, pasojat do t'i mbartim në të ardhmen, pasi atë thjesht duhet ta meritojmë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dmth nuk mori dot armet e SIrise ne kete kosh plehrash qe e kane shnderruar Shqiperine, dhe tani do te marre refugjatet?!
Si duket duan ti mbajne ne nje mjedis qe t'ju kujtoje sa me shume vendin qe kane lene, sepse nuk duan qe te vuajne sirianet nga malli per çka kane lene mbrapa!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.