Bankers Petrolium padit Drejtorinë e Tatimeve në Arbitrazh

Postuar në 21 Nëntor, 2015 11:04

 

Një tjetër padi në arbitrazh për qeverinë shqiptare. Këtë herë është kompania e naftës Bankers Petroleum që ka dorëzuar një padi në Arbitrazhin Ndërkombetar pas urdhrit te Drejtorisë së Tatimeve për të bllokuar llogariteë bankare të kompanisë në Shqipëri me qëllim marrjen e 75 milionë dollarëve, të cilat tatimet pretendojnë se duhet të paguhen nga kompania.

Tv Klan raporton se  gjithçka nisi pas një auditimi të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për vitin 2011 i cili ende nuk është miratuar. Mbi bazën e këtij raporti Drejtoria e Tatimeve ka përllogaritur detyrimet e kompanisë nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Por Bankers dhe AKBN kanë arritur një marrëveshje ne 25 shtator të këtij viti mbi termat e referencës dhe për caktimin e nje pale të trete ndërkombëtare për të audituar vitin 2011. Në bazë të licencë-marrëveshjes detyrimet tatimore te kompanisë do të bazohen në raportet finale dhe të miratuara të AKBN-së.

Por tatimet kanë proceduar duke pretenduar pagesën e menjëhershme të taksave për periudhën 2011-2014. Në njoftimin e saj kompania thotë se nuk ka shuma të mëdha në llogaritë e saj dhe se gjendja në terren vazhdon normalisht. Bankers është një nga kompanitë më të mëdha në vend në fushën e hidrokarbureve. Ajo gjeneron rreth 30% të eksporteve shqiptare, mbi 70 të rentës së paguar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.