Stonhenge i Sirisë. Një strukturë guri pa një përgjigje përfundimtare
Rujm el-Hiri në arabisht, ose Gilgal Refaim në hebraisht, përkatësisht Grumbulli i Gurëve i Maces së Egër dhe Rrotat e Gjigandëve, është një strukturë e lashtë guri në Lartëisë Golan në Siri, e cila konsiderhet si Stonehnge i Lindjes së Mesme. Daton 5000 vjet më parë, pra në një moshë me strukturën e famshme në Angli dhe u vu re nga izraelitët pasi kapën Lartësitë në vitin 1967. Gërmimet nxorën në pah se fjala ishte për një nga strukturat më të mëdha prej guri, për të cilën ende sot nuk ka një teori përfundimtare. Askush nuk e di se kush e ndërtoi, ndonëse hipoteza ka: disa thojnë një qytetërim nomadik, por për të ndërtuar të gjithë këtë strukturë do të nevojitej nga angazhim i jashtëzakonshëm për kohën. Hipoteza tjetër lidhet me korrepsondencën e saj me një domethënie astrologjike, por kjo pa ndonjë mbështetje të madhe. Bashkë me gjetje të tjera si gjeoglifet e Lindjes së Mesme, apo Goebleki Tepe në Turqi, kjo strukturë mbetet ende një mister.
http://news.yahoo.com/prehistoric-stonehenge-monument-golan-heights-fuel...
Add new comment