Ministra dhe diçitura: Atë kokë ke, atë feste të vënë
Dy vjet qeverisje të të majtës parlamentare kaluan. Edi Rama provoi disa emra të rinj në administrimin e vendit, një iniciativë kjo e lavdërueshme dhe me guxim. Mirëpo puna ka edhe një bilanc dhe për politikanët bilanci është me shifra dhe fakte, pra konkret, por edhe i perceptuar. Pra ajo që rroket nga aktiviteti politik dhe administrativ. Më poshtë po mundohemi t’u vëmë diçiturën disa prej ministrave të kësaj qeverie, për aq sa shtyn perceptimi i deritanishëm. Për aq sa ngelet nga gjithë rrapëllima propagandistike, se si i thonë fjalës: Atë kokë ke, atë feste të vënë.
Add new comment