“Aleksandër Frangaj do falenderuar se nxori në dritë kush janë analistët”
Çim Peka shkruan sot një opinion mbi situatën e krijuar në “Lagunën Blu”. Pasi bënë një parashtrim “prezantues” të Nikoll Lesit dhe Aleksandër Frangajt, si dy botuesit që kanë patur më shumë nën ndikim analistët e sotshëm që i ke ngado, Peka shtron një çështje që ka rëndësi: Pse këta analistë që janë lëshuar me logore kundër Frangajt, i cili tek e fundit është biznesmen, pra gdhihet e ngryset me idenë e parave, për një fushë në Lagunën Blu, aty ku edhe ndonjëri ka vetë shtëpi, nuk ndihet për ndërtimet që po bënë në Parkun e Tiranës, ndërtuesi i vilës së Edi Ramës në Surrel? Dhe në fakt pyetja është mëse e drejtë: Pse nuk e ngrenë zërin edhe këta? “Çfarë po më bën përshtypje në luftën me banorëve “firmato” të “Lagunës Blu”? Reagimi i analistëve, banorë të “Lagunës” dhe servirja e këtij reagimi si shqetësim për zbatimin e ligjit e ruajtjen e bregdetit. Kjo më tërhoqi vëmendjen, këtë nuk mund ta bëjnë. Mund të zihen, shajnë, gjuajnë me vezë, tregojnë borxhet e njeri-tjetrit në çdo media që kanë mundësi, por në asnjë rast nuk mund të na bindin se e kanë betejë për ligjin. Pse nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë? Ata sëbashku me Aleksandër Frangaj janë grabitës të asaj lagune. Ajo tokë ka pronarë, por u pushtua prej tyre me ndihmën e kryeministrit Ilir Meta si shumica e rezidencave në bregdet. Në vitet 2000 janë dhënë leje ndërtimi në prona me pronarë privat në një pjesë të mirë të Adriatikut. Dhe përfituesit e kësaj padrejtësie janë edhe këta që sot po na shesin sherrin për gardhin me fqinjin e tyre, si shqetësim për ligjin. Jo më larg se këtë vit, bash në zemrën e parkut kombëtar në Tiranë ka ndërtuar sarajet e veta, ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës në Surrel. Keni dëgjuar të shqetësoheshin për ligjin dhe parkun kombëtar këta analistë?”, shkruan Peka. Përgjigja është një dhe e thjeshtë: ato të shkreta para ku i kanë futur turinjtë të gjithë, sa andej e sa këndej. “Kur akuzat arritën momentin kulminant deri në porositje vrasjesh për gjyqtar, foli si mbi palët e vendosi t’i përgjigjej akuzave të Andi Bushatit që kishte bërë në një intervistë me e-mail për të edhe gazetari Blendi Fevziu. Fevziu ishte i parimit “të gjithë përfitues e të gjithë fajtorë”. Gjë që sigurisht nuk mund të jetë e vërtetë. As nuk janë të gjithë fajtorë e as nuk janë të gjithë përfitues. Në letrën e hapur për Bushatin, gazetari i “Opinion” vetëdekorohej si më i pavarur se Andi Bushati pasi po i botonte intervistën me akuza për Aleksandër Frangajn dhe se portali i Bushatit nuk kishte publikuar një lajm për dializën, ndërsa portali i Fevziut po. Në rastin konkret ndoshta ka të drejtë Blendi Fevziu, por duhet parë kur të marrë reklamë nga “Spitali Amerikan” a do të jetë i shqetësuar nga tenderi për dializën. Unë mendoj se Aleksandër Frangaj duhet falënderuar për dhunën me ekskavator, zaptimin e fushës dhe gardhin e “Lagunës”. Duhet falënderuar pasi nxori në sipërfaqe gjithë llumin e mllefin që është mbledhur aty. Me gardhin e “Lagunës” Aleksandër Frangaj solli për opinionin publik gazetarët dhe analistët kryesorë shqiptarë ashtu siç janë. Klientelistë e primitiv si në zonat e thella ku vriten për vijën e ujit e për një gardh. “Një gjellë që s’është për mua, i raftë miu brenda” është një thënie në Shqipërinë e mesme. Këta janë banorët e “Lagunës””, thotë Peka.
http://www.syri.net/2015/11/04/faleminderit-sander-nga-cim-peka/
Comments
Shqiperia nuk ka pronare
Shqiperia eshte vend belik, pa zot, askush ne shqiperi nuk eshte pronare me letra, me vula ligjore kadastrash...
Ndau tapi enveri, pastaj saliu, me ne fund ed rama, por asnjera nuk vlen...
Pronare jane biznesmenet me perkrahje politike, dhe me mbeshtetjen e shtypit e Medias se pavarur nga...populli.
Pronaret e vertete jane ende ish-pronare...
I vetmi qe e meriton vilen falas, ne truall falas ne Lagunen Blu eshte Shkrimtari i Famshem.
Truallin ja dhuroi Ilir Meta, per te cilen Edi Rama ka shkruar ne Kurbanin e tij se kurre nuk ka lexuar ndonje liber ne jete t'vet, vilen ia ngriti nje biznesmen qe gjithashtu nuk lexon libra, dhe Vila, se shpejti do shpallet Vile Muze e Pluralizmit Shqiptar.
Gazetaret, shefat e gazetave dhe Mediave, nuk flasin, kjo eshte pune e tyre.
Ndodh qe grinden Shefat e Tyre dhe termeti zgjerohet ne rrathet e tjere te meposhtem. Po grinden Rama, meta, Basha, o Cim Peka, nuk eshte thjesht merite e Aleksandrit te Kohes Sone....
Add new comment