Ministri grek i Arsimit: “Nuk ka patur genocid ndaj grekëve të Pontit. Spastrim po”. Një qasje që vlen edhe për pretendime të ngjashme në Shqipëri

Postuar në 03 Nëntor, 2015 23:18

Ministri grek i Arsimit, Nikos Filis, ka provokuar debate me një intervistë të vetën në “STAR TV” teksa ka deklaruar se nuk ka patur genocid ndaj Pondëve(grekë të Pontit, ose otomanë  grekë kristianë). Duke shprehur mirëkuptim për vuajtjet e kësaj pjese të popullsisë greke, për masakrta dhe vrasjet, ai ka deklaruar se përkufizimi më i saktë do të ishte diçka mes spastrimit etnik të përgjakshëm dhe genocidit. “Kjo është diçka e ndryshme nga i ashtuquajturi genocid në kuptimin shkencor”, qartësoi Filis. Në rastin e Greqisë ky pohim ka pasoja, sepse në vitin 1994, Parlamenti grek e njohur zyrtarisht si genocid dhunën e ushtruar ngdaj pondëve dhe në vitin 2014, me një ligj antiracist ka sanksionuar dënim me burg për ata që e mohojnë genocidin, si dhe gjobë deri në 20 mijë euro. Fjala është për një ngjarje që zuri  fill gjatë Luftës së Parë Botërore, ku forcat otomane deportuan, masakruan dhe vranë një numër njerëzish nga popullsitë greke të Perandorisë. Analogjia me të ashtuquajturën Çështje Çame është shumë e madhe. Kemi të njëjtin ritual dhune, me pasoja identike. Ndryshojnë vetëm përmasat dhe motivimi zyrtar. Edhe këtu ka një parti që e quan Genocid atë që ndodhi më 1944, por sipas përkufizimit zyrtar a është vallë i tillë? 

http://en.protothema.gr/greek-mp-rejects-notion-against-pontic-genocide-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.