Brigjet greke, mallkim për emigrantët e Mesdheut. 80 fëmijë janë mbytur që prej shtatorit

Postuar në 01 Nëntor, 2015 18:38

Tragjeditë me emigrantë që tentojnë të prekin brigjet e Greqisë nuk kanë fund. 11 refugjatë kanë humbur jetën mëngjesin e të dielës, kur u përmbyt gomonia me të cilën po i afroheshin ishullit Samos. Ngjarja ndodhi vetëm 20 metra para se skafi të prekte brigjet shkëmbore të ishullit.
Pesë prej të vdekurve janë gra, dy të mitur dhe katër foshnje.
Trupat e shpëtimit që shkuan në vendngjarje nxorrën fillimisht një prej trupave pa jetë. Por pak më vonë u gjetën dhjetë trupa të tjerë, që ishin bllokuar në kabinën e skafit.
15 të mbijetuar janë nxjerrë në breg e u është dhënë ndihma e parë. Thuhet se ka edhe dy persona të zhdukur. Operacionet e kërkimit po vazhdojnë, ndërsa në rajon ka kushte shumë të këqija atmosferike. Që prej fillimit të shtatorit nga mbytjet e anijeve me emigrantë që tentojnë brigjet greke kanë humbur jetën më shumë se 80 fëmijë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.